>
BIOSHQIP
Biografia
Enver Petrovci është një aktor dhe regjisor shqiptar. Në fillim studoi në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë në degën e aktrimit, më pastaj mbaroi studimet Universitare për aktor edhe në Fakultetin e Arteve Dramatike në Universitetin e Beogradit. Ka arritut një karriere shumë të sukseshme në Teatër nëpër mbarë ish Jugosllavinë duke u vlerësuar një nga aktorët me të famshëm të asaj kohe. Interpretimet e tij në film ishin gjithashtu shumë të mirëpritura duke arritur famë shumë të madhe në kinematografinë ish jugosllave, kosovare dhe ndërkombëtare. Është një ndër themeluesit e degës së Artit Dramatik dhe Akademisë së Arteve në Univerisitetin e Prishtinës në vitin 1989, ai kthehet nga Beogradi për të ligjëruar lëndën e aktrimit në këtë Universitet dhe formon kuadro të reja të aktorëve në Kosovë.

Në Dhjetor 2014, Enver Petrovci merr pjesë në Festivali i 53-të Në RTSH me këngën "Të Vranë Bukuri", per te cilen ka shkruar vete tekstin dhe muziken.