>
LETERSISHQIP

Ënderra E Brishtë

O ëndrra ime e brishtë dhe trishtë,
Pagjumësive gjakdhembje shkund,
Prek thumbueshëm timin shpirtë,
Si gjethe vjeshte, lëkundem pa fund!...

Përse gjumin ma vjedh çdo natë,
Përse murëve më shfaqesh si hije?
Mëngjeseve syhapur me gjenë prapë,
Dhe prapë aty rrapëllon kur terri bie!

Përse rrahjet e zemrës shpejtojnë,
Përse duart më dridhen si një tel?
Pse frymarrjet e thella më shpojnë,
Përse shpirti nga trupi fluturon e del?

Si perde mendafshi endet hapësirës,
Përlahet me mua, akuzon e bërtet:
“Deshe të njohësh ç’është dashuria,
Në këtë moshë, ku floku i thinjur flet” ?!