>
LETERSISHQIP

Ditë Vjeshte

Nata derdh mbi trupat tanë hijet e pemëve
Të zdeshura nga vjeshta qëndrojnë heshtur,
Nuk na ndaloi fëshfërima orkestrike e fletëve
Nuk përfillëm fare misterin e stinës që ka reshtur.

Unë rend pas trugut të tyre të gjerë e lekurëtrash
Fshihem bëje loje ngazellyese mes gjethesh tutje,
Ti më ndjek, kot fshihem, ndjekja bartë plot afsh
Ti, edhe mes pemeve më rrëmben me ethje-puthje.

Flokëspërkatur nga gjethet e rëna, vesë mëngjesore
Drithërima të tejskajshme vibrojnë trupin e djesitur,
Të gjitha së bashku i thonë një ritmi e melodi gazmore
Ëndërr dashurie, çerdhe e zjarrtë çdo ditë duke u rritur!...

Edhe pse vjeshtë, pranvere jemi NE, bulëzojmë papritur!...