>
LETERSISHQIP

Erë Të Acarta

Me duar të akullta sot thurë streh vargjesh
Fletën e ujisin pikat nga të shkrirat e shpirtit
Të ftohtit është ndryrë në terrin që ngjesh
Ja kalojnë ngricës, akullit e acarit të dimrit .

Bëjnë gara njëra e tjetrA, ngrica me erërëndën
Dhembjen ta ngrejnë në pidestalin e të keqës,
Fërshfëllejnë erëftohtën, marazin errtas endën
Me akullin thikë, shpojnë e ngulin zemërdrejtës.

Hejjjjjj acar, që nuk njef rreze të ngrohta e dritë,
Do vijë prap koha e diellit, të shkrijë tënden thikë!...