>
LETERSISHQIP

Buzëlagia

Me tingullin e buzëputhjes akordoj ritmin
Nën efektin e mirazhit të zërit të harpës,
Hidhem mes fije-fijesh drite, vallëzoj himnin
Dridhem nën dritën e ultësuar të pragnatës.

Më erdhi dhe drodhi e ëmbla këmbanë puthje,
Lule qumshtore qeli dhe më buzeqeshi në buzë,
Hija e fluturës krahlehtë ceromoninë e solli si lutje
Guackat e porcelanta të zemrës i ktheu në muzë.

Buzëlagia me shkëlqim sysh, të ftohtit e përbuzë!...