Më mbaj mend (për 1 muaj)

Kupto

KUPTO se çdo gjë e shijoj ne erën e verës, dhe të qetë,
Nuri im i zbehur mërr një vezullim të artë, e të lehtë.

Çifliku i shpirtit ëmbësohet nga shijet, që sjell pranvera,
Fjolla e tymit ngrihet nga oxhaku, pa u trazuar nga era.

Të KALUAREN time mos e vri, errëso, mos e pushto,
Si grusht fytyrës me lëndon fluturimi i saj në këtë kohë.

Isha zogu që cicëroja lart qiellit, me diellin në duar,
Sot bredh ëndërrash duke kerkuar, lumturinë e praruar!

BESO ti i kohës sime,po-po,ti ,që mua më ndjen,
Atëherë kur trishtimi e deshperimi - thikë më pren.

Më mbështjell me krahët e dashuris' së ngrohtë,
U godita, por ti zgjove nga gjumi kurajon e fortë.

TEK e ARDHMJA mbështetem si në kraharorin e ëndërruar,
Bart vendosmërinë,dëshirën dhe këtë dashuri të yllësuar.

Lidha shpirtin tim te porta e anijes plot shënd e verë,
Të lundrojmë së bashku në detin, që quhet jetë me vlerë.

- Poezi nga Enxhi Krasniqi



Nuk ka akoma asnjë votë


Komente 0