>
LETERSISHQIP

Arka E Urtësisë

Eja i dashur!..Eja!...
Të ndërtojmë e ndezim fitilin e llampës,
Që drita e saj të na japë vegime
Nga flaka e saj, shpirtrat të vezullojnë,
Të kthehen, të kërkojnë mbretërinë e tyre.

Të zgjohemi në mbretërinë e qirinjeve,
Të ngarendim me fytyrën e hyjnisë;
Shenjat e lena nga një rreshqitje stuhije,
Ti ngjyrosim me tingujt e melodisë.

Të mos mëkatojmë, t'i vëmë një shtupë gojës
Dhe të nemitur të mos heqim dorë nga vetja,
Ta përulim egon edhe për gjera të drejta,
Që mbi gjithçka të mbreterojë heshtja.

Për të shmangur fajin e mekatit,
Për të mposhtur fortunën e stuhinë,
Si armë të perdorim buzëqeshjen,
Të shenjeterojmë shpirtin dhe dashurinë.

Çerdhen tonë, si tempull ta lartësojmë,
Ta shëndrojmë në streh shenjtorësh,
Tryezë të virtytit,relikuar të dijes,
Arkë të maturisë,fortesë të urtësisë,
Rrugë të mirësjelljes,valë të harmonisë,
Bastion të qëndresës,ujëvarë të shpirtmadhësisë.