>
LETERSISHQIP

Këshillat E Nënën

Nëna më vuri në vesh një thes me këshilla:
- T'i kesh me vete bijë për raste të vështira!

Mos gjuaj kurrë me të thepisurin gur,
Dhe vlerësoje gjithmonë të tjetrit udhë.

Mos u merakos për një fjalë të thënë
Ki durim, gjakftoftësi për një premtim të dhënë!

Mos u trondit nga kurthi dhe pabesia,
Shpërndaj rreze që vijnë nga dashurija.

Mos u plandos nga fjalët, tradhetia
E vërteta gjithmonë ulet tek çatia.

Kurrë mos lakmo kafshatën e djallit,
Por fito gjithmonë me djersën e ballit.

Mendohu kur të bësh hapin e parë,
Ta matësh tjetrin që vjen në radhë.

Kur dikujt i thyhet krahu e lëndohet,
Mos lësho zërin melodik që këndohet.

Kur shirat pikojnë në shpirtin e tjetrit,
Me rreze dielli thaje lotin e dertit,

Kur dikush ëndërron për një bark të ngopur,
Zgjat dorën e ndihmës mos e lerë të vorfër...

Kur dikush ndihet i lidhur në pranga, zinxhirë
Zogj lirie shpërndaj për shpirtin e dlirë.

Por dhe atë që digjet nga dielli,
Mbuloje me kujdes, ruaje nga tmerri.

Ndihmoje atë që rrota i zë bishtin
Me fjalën e butë TI shëroja shpirtin .

Kur miu në mustaqe ecën me rrëmbim,
Kujdes, syhapur të qëndrosh pambarim.

Kur tjetri ka vuajtje, jetë në degdisje
Afroja krahun mos e lerë në përmbysje.

Shfryj deri sa të të dalë germazi
Nëse ajrin të shesin e shpirtin ta ngasin!...

Gellënkën që është mbledhur në fyt,
Shnderroje në zë mbi rrugën që mbyt.

Shfryje dhe tymin e fundit që fishkëllon
Çaj terrin në drejtim që jeta të ndriçon.

Me zhurmën e marrsheve ngri zërin e duhur
Që botën e madhe ta shikosh të lumtur!

Me shpresë të plote durimmadhe
Keshtu i mëson femijet nëna Dardane !