>
LETERSISHQIP

Pikniku Qe La Nje Kafshim Ne Gjoks

Dielli beri rrugen e tij te zakonshme, tek sa shperndante rrezet e e ngrohta ne dritaren time ne kete mengjes te bukur vere.Ashtu siç isha me nje kemishe te holle nate, u afrova tek dritarja me hapa te lehte, thua se nuk doja te zgjoja njeri.Largova perden ngadale, qe te mos prishja radhet e saj te bukura, i kisha pikë te dobet perdet, i doja te kishin falltat si te bera me vizore!Hapa dritaren, nje fllad i lehte pershkojë trupin tim, dhe kemisha e holle e nates beri dhe ajo nje valezim te bukur dhe te lehte, sikur ledhatonte trupin tim ne vallezim bashke me rrezet.Qendrova e shtanguar para dritares, nuk dija ne kerkoja me sy diçka, apo me dehu perkedhelja e rrezes.
Me diellin ne gji ika të zgjoj femijet.Se pari hyra ngadale ne dhomen e Blineres.U ula ngadale tek krevati saj i bardhë, fillova t'i ledhatoj floket e gjate e krela -krela...Ajo hapi syte e saj te geshtenjet e te bukur, dhe ashtu e pergjumur u hodh ne perqafimin tim ...O Zot! ...Si nje engjull ishte!Ata sy te medhenj e te bukur, qerpiket e gjate si krah te nje dallendysheje, ato buze te mbushura dhe me nje ngjyre, sikur te kishte vjedhur nga nje trendafil i kuq. Faqet i dukeshin te futura dhe qukat mbulonin tiparet e trendafilta, në ate lekure mendafshi qe ta prekje kishe frike mos e lendoje, ndonse ngjyrosur nga dielli ...Mu duk se fytyra e saj ishte shume më e bukur se sa gjurma mendore qe kisha perkedhelur per nente muaj.
Bashke me Blineren ikem te zgjonim Blinin, qe tani kishte pese vjet.Ai ishte i zgjuar dhe si pa se hapej dera ngadale filloj te vrapoj ne drejtim tonë. Une u ula ne gjunje ne menyre qe dhe ai te hidhej ne gjirin tim.E lash doren time te prehej mbi koken e tij te ngrohte e ngjyrearte..Isha ne shtrengimin e dy jeteve te reja ...dy rrezeve qe aq shume ngrohnin shpirti tim ...
-Mami !Do ikim sot ne park te qytetit siq ke premutar mbreme ?-pyeti Blinera me zerin e saj embelak .Po-po, mami!- Ke premtuar; nese eshte dite me diell se do ikim ne park apo?-thirri Blini me zerin e tij pak sa te ngjizur, nga te ftohurit qe kishte pas para dy ditesh.
- Po!...Do vemi, sepse vertet eshte dite me diell dhe e bukur! -u pergjigja une .
- Mami!...Guxoje te vesh fustanin e bardhe qe ke blere ne Kosove ?...PyetiBlinera ne vallezim bashke me fustanin ne dore qe mori nga dollapi.
Une me nje te pohuar me koke miratova vendimin e saj.Pasi u vishen femijet iken ne banjo qe te pastronin dhembet ...une mbeta ne kuzhine dhe fillova te pergatisja gjerat qe do mirrja me vete per piknik ...Një nate me pare kisha gatuar dy tepsi me burek, dhe mire qe gatova dy, sepse do merrnim njerin me vete.
U pergatitem shpejte dhe te gezuar, qe te shijonim kete dite te bukur ...Gjersa ngisja veturen Blini kerkoi te leshoja kengen e preferuar te tij "O sa mire qe jam shqipetar"...e kishe mesuar permendesh ...
Arritem ne vend rreth ores dhjete e gjysme, parkova makinen nen nje korije pishash.
Une mora shporten e pergatitur per piknik, nderkaq Blinera mori batanijen, Blini mbante çelesat e makines ...
Ai ecte para nesh thua se donte i pari te shijonte ajrin e fresket te parkut, te shijonte gjithe ato bukuri qe fshihen mbrenda tij. ...Ne hyrje te parkut ishte nje siperfaqe e rrumbullaket e rregulluar nga nje dore kopshtari i vyeshem dhe plot e perplot me lule shumengjyreshe.Të dukej se ndodheshe në nje parajse te bukur mbular me lule, me tej qendronte krenare nje ure e vjeter, por qe i pershtatej mrekullueshem lisave qe kishte perbri.Poshte ures shfaqet si neper mjegull nje shkelqim diamanti ne shendritje uji liqeni, qe dukej si nje cope qeiell blu ei keputur dhe i rene aty ...dhe ne mes te liqenin qendronte krenare dhe gjuante uje nje fontane, sikur te ishte nje vullkan uji nga toka ...nje mrekulli ...Ne pjesen e djathte te liqenit ishte nje kasolle e vogel dhe bri saj qendronin 10 barka, qe pritsnin vizitorë nen pemet shumengjyreshe.
Blini vraponte poshte e larte parkut, nuk kishte te ndalur, Gjuante ca thermija buke rosave qe ishin ne liqen, pastaj vraponte pas lepujeve.I kish vene syrin nje lepuri te bardh dhe vraponte pas tij me ata capat e tij te vegjel, dhe sa mendonte se e zuri, lupuri ikte serish .
Blinera ecte karshi meje, ajo tani ishte dhjete vjeç dhe i dukej vetja e madhe, vraponte pas lepujve e gjerave qe Blinit i dukeshin interesant. .Bisedonte per shkollen, muziken e shume gjera te tjera qe bisedojne moshataret e saj.Une e degjoja me vemendje edhe pse njerin sy e mbaja tek Blini, sepse ketu ku ne jetojme eshte shume veshtire ti harrosh femijet pa ua vene syrin. Zhduken si te mos ishim! ...Eshte kohe e keqe; ka lloj- lloj njerezish.E pikerisht une kisha friken me se teperrmi nga pedofilet...
Ndjeva mendime te çuditshme te formoheshin ne mendjen time. Ne mendjen e nje zonje te ligeshtuar, qe shoqeroheshin nga hapi ne hap.
Bisedoja pa nda me Blineren, sikur te ishte nje shoqe e imja. I kisha vene vetes detyre ta beja qe tani shoqe...Per nje caste Blini u largua shume dhe une nga frika fillova te therras :
-Blini !...Blini !...Eja ketu !Mos u largo aq larg !...
Dhe per çudine time ndjeva nje ze burri qe perseriti emrin e djalit tim .
- Blini!...Sa emer i bukur !...Gjithmone paste aromen e blinit !...Ta gezoje kete emer oj bije !...
Une sa e çuditur aq dhe kureshtare ktheva koken te shikoj nga vinte ky ze me te folur shqip ...Ishte nje ze i mekur ...nje ze i mbytur ...nje ze pa shprese...nje ze pothuajse i vdekur ...
Ai ishte i ulur ne nje kend te nje shkalle, mbante nje shkop ne dore, jo me te mash se nje stilolaps.Diçka gerryente ne reren e rruges se parkut, nuk e di ne shkruante, vizatonte apo bisedonte me ate shkop.Mbante gjithashtu nje kaskete franceze, dhe kishte futur koken aq thelle ne te sa te mendoje se don gjithsesi te mbulonte dhe fytyren, ishte krrusur aq shume dhe te jepte bindjen se ka peshe shume te rende mbi supe.
Nderkohe dhe Blini iu pergjigj thirrjes sime, u bashkua me ne...Ishte i lodhur nga lodrimet e shumta ...dhe menjehere kerkoje diqçka per te ngrene ...
Une shtrova batanijen qe mbante Blinera ne duar dhe nga shporta nxora gjerat ushqimore qe kisha marr me vete ...
U afrova ngadale dhe e preka pak ne sup:
-Xhaxhi !...Do hash pak buke dhe ti me ne te lutem?! ...
Ai ngriti pak koken, sa pshe vetem pak syte e tij.Kishte sy te thellë dhe te perlotur, sy te pervuajtur, sy qe donin te thonin shume, sy qe kanë shume mall.Frymarrja e tij e thell kishte ritmin e gjumit, dukej si nje pjese e nje te vdekuri qe kishte depertuar gjere ne duart e tij, deri ne trupin e tij, dhe kishte prangosur mendjen e tij.Ai se shikonte me dot token ashtu siç qe, nuk e merrte dot kundermimin e saj.Kembet e tij nuk mund te shkelnin plisat e dheut dhe as te ndjenin afshin e fuqive te tyre.Ai nuk mund ti jepte zemer vetes, as mund ta rrihte por vetem të mallkonte.Ishte shendrruar ne nje bime qe vyshket nga permbytshmeria e shiut.
Per nje çaste fitova mornica ne trup...filloi dhe mua te me dhembte shpirti per kete njeri, qe nuk ja dija hallin dhe nuk e njihja fare ...por kisha dhimbje per te.
-Te lutem eja!...thash une serish ...Mu duk sikur e zgjova nga nje enderr e keqe ...apo nga nje gjume i rende dimeror. Ai vetem me shikonte.Pastaj erdhi Blini me nje cop burek ne dore ...dhe me ate doraçken e tij te vogel ia afroi.Ai nuk e mori burekun. Leshoi ngadale shkopin qe fliste me te dhe kapi doren e Blinit, ne fillim e ledhatoj e pastaj e afroj te goja dhe e puthi ...Puthi doren e djalit tim.Ndjehesha ngushte, nuk dija ç'te beja, si te reagoja, si ta bindja qe te fliste per problemin qe kishte, per hallet qe e mundonin ...
Blini e kapi ate per dore dhe me forcen e tij te vogel provonte qe ta ngrihte dhe dukej sikur bente nje loje me te ...
-Eja xhaxhi! ...Eja!...Edhe ne jemi shqiptare!-therriste Blini i vogel...
-Bija ime !...Ka 27 vjet qe nuk kam ngrene burek!U ngrit ngadale duke marr peshen e breges se tij me vete ...
Eh moj bija ime !...Ki durim gjersa me ndegjon!Nese zeri im mund te flas, natyrisht, ne ate menyren time te modes se vjeter, te botes se vjeter.Marrin qe kam bere une se ka bere kush ne jete !...Une jam i marrosun!...Nga kushtet e veshtira qe kishim ne Kosove, lash gruan me dy femije atje dhe mora rrugen per ketu.Duke menduar me shpejt te vi deri tek leket, u ndava me gruan qe kisha ne Kosove dhe me lejen e saj u martova me nje gjermane. Kjo ishte marrija e pare.Por te tjerat vazhdojne!Kur takova ate per here te pare, mu duk vetja se u rrethova ne nje epok te ndriçuar.Por diku prapa hares se fuqishme kuvendonin hijet çoroditese, dhe ajo qe me vjen keq eshte se nuk u kushtova vemendje atyre.Isha qenie njerezore?Une duhej ta kisha kuptuar se gjermanja ishte krejt ndryshe nga Ajshja ime e pafajshme qe lash ne Kosove.Une duhej ta kisha ditur vrerin pas shpines se saj dhe perveç se dhimbje e tmerr nuk do te rezultonte nga dalldia e saj. Më pas krijova ketu kater femije me te ...Gjersa isha i ri shkonim neper disko, lokale ku pihej alkohol e gjera te tepruara.Ajo bente ate jete dhe une u mesova si ajo ...Une punoja qe te kenaqja qejfet e saj dhe timin me çoroditjet tona ...por as femijet nuk i linim keq ...Kur u rriten femijet dhe une nuk e kisha me kohen dhe deshiren per diskoteka por kerkoja nje rehati ...me ndodhi habia me e madhe ...Ajo mori femijet dhe iku nga une.Per ta isha tani nje plak dhe i pagdhendur ...Tani bej jeten e qenit!Jete qeni kam une !...Ne Kosove gjate luftes ma vrane djalin qe une atehere kisha lene veten dy vjeç.Ku eshte halli im ...Me thuaj ku eshte halli im ...Perseriste keto fjale me sy te perlotur, e here - here ngrinte doren e tij te djathte dhe levizte ngadale kasketen, duke menduar se mbante mendet te mos i iknin...KU ESHTE HALLI IM !!!!