>
LETERSISHQIP

Të Shkrirë Në Një

Ne qëmë cmendurisht,ngathtësisht,p​aturpësisht...dhe agonishtë në dashuri me njëri tjetrin.Qëmë pa shpresë, më duhet ta shtojë, se ajo furi e zotërimit të ndërsjelltë mund të zbutej vetëm duke thithur e përthithur në të vërtet cdo grimcë të shpirtit dhe mishti të njëri-tjetrit ...
Atje nën rëren e butë,ne do të zdergjoheshim tërë kohën në një kulm të ngurtësuar dëshirash, dhe do të përfitonim nga cdo teke e bekuar, në kohë dhe hapësirë,për të prekur njëri-tjetrin.
Shpirtërorja qe përzier tek ne me një përkryerje që mund të mbetët e pakuptueshme.Gjatë tërë kohës unë ndjeja mendimet e tij të pluskonin nëpër gjakun dhe detin e ndjenjave të mija...Ne kishim të njetat ëndrra...krahasonim shënimet, gjenim ngjajshmëri të cuditshme.Një kanarinë e humbur kishte fërfëlluar në shtëpin e tij dhe timen...në dy vende shumë larg njëra tjetrës,në dy shpirta që i këndonin njëri-tjetrit...që ndjenin shpirtin e njëri-tjetrit edhe nga largësija...
Shfletoj kujtimet!...Të zymtin kujtim!...
Shfletoj kujtimet e mjera sërish e sërish...dhe vazhdojë ti bëjë pyetje vetës sime.
Pse!...Pse i thashë kjo është biseda jonë e fundit?..
Pse e gënjeva?... Pse i thashë-une do fejohëm me dikë tjetër?...
Pse!...Pse, e gënjeva se nuk e dua?...
Pse, lëndova shpirtin e tij ...por edhe timin?... Më pas vazhduan edhe shumë e shumë pse të tjera që vazhdimishtë vlonin në kokën time...

Kam ruajtur në kujtes një takim tonin të pasuksesshëm!..
Një natë dola të takohëm me të...Në një zabel me mimoza të trembura e gjethholla prapa shtëpisë sime.. Gjetëm atje një strehë në rrënojat e një muri me gurë të ulët...u ulem aty dhe u bëmë një trup...ai puthi cepin e buzëve të mija të ndara, dhe bulëzen e nxehtë të veshit ..goja ime e dridhshme, tronditur nga një ilaq misterioz,me një frymarrje fishkëlluese,i afrohej fytyrës së tij.Pirpiqesha që ta lehtësoja dhembjën e dashurisë duke afruar buzët e mija tek buzët e tij...pataj, u tërhoqa pas me një hedhje nërvoze të flokëve të gjatë dhe përsëri afrohesha errtazi, dhe lejoja të ushqehët në gojën time të hapurë..
Një grumbullë yjesh shëndriste zbehtë mbi ne, midis siluetave të gjetheve të gjata, dhe të holla.Ai qiell i dridhshëm dukej aq i zhveshur, sa edhe unë me rrobat e mija të lehta...Unë pashë fytyrën e tij në qiell,cuditërisht të qartë,sikur ai të lëshonte një rrezatim të zbehët të vetin...U tremba kur u ndez një dritë në dhomën time ...dhe zërin e mamasë që thirri emrin tim ...
Hmmmmmm!...As të paramendoj nuk më lejojnë...dhe ashtu e nërvozuar dola nga dhoma ime...
Të nesërmen dola në plazh!
Mendoja se do më ndihmonte të rikthejë paramendinim tim...ëndrrën time...
Në plazh fillova të ecja!...Ecja, ngadalë drejtë shkëmbinjëve.Vapa rëndonte dhe më pengonte të ecja, dhe sa herë ndieja afshin e tij të nxehët mbi fytyrën time shtrëngoja dhëmbët...Tendosesha e tëra si për ta mposhtur diellin.
Nga larg shifja një shkëmb të veshur me një vello vërbuese, dhe menjëherë mendova burimin e freskët prapa shkëmbit...
Por kur u afrova u stanga, u befasova...u trullova...këmbët nuk më mbanin...
Ishte shtrirë në kurriz...duart nën zverk...ballin nën hijen e shkëmbit...e i gjithë trupi i tij i bukur në diell...
Ishte nxehtësija e diellit që mi përvlonte faqët dhe bulëza djerëse që më grumbulloheshin mbi vetulla...apo?...
Të gjitha venat rrihnin fort nën lëkure!...
Nuk mund ta duroja më përvelimin e diellit, bëra një hap prapa.
E dija se bëra marrëzi, sepse një hap prapa nuk më shpëtonte nga dielli.
Nga deti erdhi një afsh i dendur përvëlues.
Ai u ngritë i habitur nga pranija ime.Mu afrua por rrinte me drojtje...
Tri herë u matë të thoshte dicka...e lexoja në sytë e tij..që ishin ngulitur në sytë e mi.
Papritur mu hodh në përqafim...Më shtrëngoj aq fort, sikur të kishte frikë se do t'i ikja ...Unë isha stangur...Nuk dija c'të bëja...Më në fund u shkëput nga trupi im...kapi duart e mija të vogla dhe fillojë të flas:
- Cdo verë vij tek ky shkëmb ...Cdo verë kam gdhendur nga një shkronjë...
Ja shiko!...Eshtë emri yt...Eshtë ky vend ku unë qetësohem dhe qajë kujtimet për ty...
Unë kisha mbetur e hutuar...S'ju besoja syve dhe veshëve të mi...vetëm e shikoja...e ndjeja cdo fjalë të tij...fillova të lotoja...dridhësha e tëra.Nga mosqarja me zë frymarrja fillojë të bëhej më e thellë...
Ai lëshoi dorën time që e mbante fortë, dhe preku lotin tim..Pastaj afrojë buzët e tij të ngohta dhe piu lotin tim...Lotë malli e dashurije, e quajti ai.
Pastaj fillojë sërish të flas:
- Je martuar?
Me një, jo, që mezi doli nga goja ju pergjigja une...
Atëherë, pse e ke ndërprerë dashurinë tonë!...Të lutëm më trego!...Mos më lerë të vuaj...më trego të vërtetën!...
Edhe ai fillojë të djersitej i tëri...sic dukët i'u kishte afruar ëndrrës së vet aq afër sa kurrë më parë...
- Unë!...Unë!...fillova të bëlbëzoj...
Unë kam menduar se dashurija jone nuk do të realizohet kurrë për shkak të largësisë...se nuk do takohemi kurrë...andaj që të të lejojë TY të jetosh jetën të kam gënjyer...por... gënjeva në radhë të parë dhe vetën time...dhe fillova prap të qajë ...
Ai duke i puthur tërë kohën lotët e mi, sikur do fshinte nga ndjenja ime gjithë dhimbjen e kaluar, më pëshpëriti me zërin e tij që i dridhej: -Sshpirti im! Dashuritë e mëdha edhe pengesat e mëdha i kapërcejnë. Pastaj më puthi dorën, parakrahun dhe më pas m'u duk se puthja më perpiu gjithë trupin. Rashë në krahët e tij që dikur kisha ëndërruar…
Bota më dukej e vogë!l…Dielli i dashurisë kishte shpërthyer kudo.Nën vaditjen e puthjeve të tij ngjaja me një pemë, që kishte filluar përsëri të ndjente pranverën dhe kishte shpërthyer në një lulëzim të ri, që i kishte rrënjët te e kaluara…