>
LETERSISHQIP

Gjakftohtësi

Shikim dhe britmë të fuqishme,
thua se do më shkatrronte,
me nje gjakftoftësi prej ushtaraku,
dicka të mbinatyrshme kërkonte.

U bëra alegori e kushtrimit,
përgatitur për betejë
pa hamendje të veprimit,
nga t ia filloj andej- këndej.

Fillimishtë përgjoja me sy,
të vetmin organ hetimi psikologjik
besë s po u zija syve të mi nevrik,
po as reagimit të tij
prej një ushtaraku...por me frikë.

Mora një pamje të rënd,
sa që flokët nga rrotullimi i ëmbël
ne formë diademi të trefishtë,
ngjajnë njëkohësishtë si një tufë pëllumbash,
si një buqetë zymbylash,
por edhe si një lëmsh gjarpërinjesh...