>
BIOSHQIP

Era Istrefi, Debutimi Me “Mani Për Money”

20-09-2013
Këngëtarja e re, Era Istrefi, ka debutuar në skenën e muzikës shqiptare me këngën e parë me videoklip të titulluar “Mani për money”.
Ditë më parë ekskluzivisht raportuam për debutimin e bukuroshes bjonde në skenën e muzikës shqiptare, i cili erdhi ashtu si e paralajmëruam si një erë e stuhishme.

Bukurinë e Erës dhe vizualitetin në përshtatshmëri me këngën më së miri e nxori top produksioni, Entermedia, teksa këngën e ka punuar Flori Mumajesi.

Tekstin e këngës e ka shkruar vet këngëtarja dhe kështu kompletohet me sukses debutimi i këngëtares, e cila pa kurrfarë dyshimi se ka potencial që të sjellë një erë të re në muzikën shqiptare, e që mund të shndërrohet në uragan.
(Telegrafi)

Era Istrefi, Debutimi Me “Mani Për Money”