>
BIOSHQIP

Era Rusi Do Të Këndojë Rrok Në “Kënga Magjike”

17-10-2012
Këngëtarja Era Rusi ka treguar se këtë të diel do të ngjitet në skenën e "Këngës Magjike" ndryshe nga çfarë jemi mësuar ta shohim.

Rusi do të vijë me një këngë të rrymës rrok, një produksion ky i Adrian Hilës dhe me tekst të Rozana Radit.

Era nuk ka dashur të zbulojë më shumë rreth këngës duke i lënë detajet surprizë. Rusi ka folur gjithashtu për këngën e saj verore "Feeling", e cila fillimisht ka qenë skeptike për klipin por që ka rezultuar i suksesshëm.

E pyetur për marrëdhënien me fansat e saj Era është shprehur : "Më pëlqen që ka njerëz që e shijojnë muzikën time dhe është kënaqësi që këta njerëz me ndjekin kudo ku performoj,"-ka thënë Rusi.

Përsa i përket temës së klikimeve fallco ajo ka theksuar se këngëtarët në radhë të parë gënjejnë veten dhe më pas publikun dhe vetëm për tu zgjedhur nga organizatorët si pjesë e koncerteve të tyre.

Ndërkohë pyetjes lidhur me pritshmërinë e saj në kompeticionin "Kënga Magjike" Era Rusi i është përgjigjur se dëshiron më shumë që kënga e saj të pëlqehet nga publiku sesa të marrë një çmim.
(shqiptarja)

Era Rusi Do Të Këndojë Rrok Në “Kënga Magjike”