>
BIOSHQIP

Era Rusi: “Jam Shumë E Afërt Me Kolegët”

12-04-2014
Këngëtarja e njohur Era Rusi në një intervistë të shkurtë dhënë mediave në Kosovë ka zbuluar disa gjëra mbi veten e saj që më herët nuk kemi pasur rastin t'i mësojmë. A ka lidhje me Rusinë për mbiemrin, a fle me apo pa rroba, a konsumon alkool, a e pret fati i vejushës, numri i marrëdhënieve seksuale e shumë gjëra të tjera mbi Erën mësoni në vazhdim të intervistës.



A ke ndonjë lidhje me Rusinë për mbiemër?

Asnjë.
Flini me apo pa rroba?
Me rroba.
Nëse kishe pasur mundësi të zgjedhësh si kush kishe dashur të këndosh?
Si Celine Dion.
Kush fle me ty çdo natë?
Asnjë.
A mendon se je tërheqëse?
Po.
A mendon se të pret fati i vejushës?
Jo.
A jeni momentalisht në depresion?
Jo, jam shumë mirë.
Gjatë marrëdhënie në punë me kolegët rri në distancë?
Jam shumë e afërt me kolegët.



A pi raki?
Ndonjëherë.
A mendon se je bërë e mërzitshme për njerëzit?
Jo akoma.
Karakteri i preferuar?
I fortë.
Shkoni në kinema apo hani molla?
Ha molla dhe shoh filmat në shtëpi.
A mendon se je gati me u çmend?
E kam një copëz çmendurie në mendje prandaj merrem me art.
Gjëja e fundit që e ke vjedh?
Çakmak.
Muzikë me zë të lartë apo të butë?
Të butë.
Numri i saktë i marrëdhënieve seksuale?
Urdhëroni?
(Express)

Era Rusi: “Jam Shumë E Afërt Me Kolegët”