>
BIOSHQIP
Biografia
U lind ne nje familje ku kultivohej muzika dhe u rrit me fryme muzikore. Erblin Hoxha shkollen e mesme te muzikes e kreu ne “Lorenc Antoni” ne Prizren,kurse tani vazhdon akademine e muzikes ne Universitetin e Prishtines.Atë shpesh here e gjejme ne bashkpunime me vllaun e tij Ermalin. Erblinin po ashtu mund ta gjejme edhe ne ahengje te ndryshme se bashku me babain e tij poashtu këngëtarë i mirënjohur Fatmir Hoxha.

Në vitin 2017, Erblin Hoxha merr pjesë në Albanian Star 2017, ku aty u shpreblye me vendin e II-të.

Më datë 15 Korrik 2022, Erblin Hoxha publikon videoklipin "M'lujti Mendja". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga vetë Erblin Hoxha, teksa për arranzhimin u kujdes Bekim Hallaqi (Belle). Videoklipi u prodhua nga kompania Urban Graphics.

Më datë 24 Korrik 2023, Fatmir & Erblin Hoxha publikojnë videoklipin "Bija E Dëshmorit". Muzika e këngës u punua nga Erblin Hoxha, teksti u shkrua nga Ilir Berani, ndërsa për orkestrimin u kujdes Ardian Kastrati.

Më datë 10 Mars 2024, Fatmir & Erblin Hoxha publikojnë videoklipin "Jeta E Gurbetqarit". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Erblin Hoxha, ndërsa orkestrimi u realizua nga Ardian Kastrati. Videoklipi u prodhua nga kompania BUG Production.