>
BIOSHQIP

Ergi: “E Doja Fitoren, Ndaj E Arrita!”

04-03-2014
Ergi Dini, fituesi i talent show X Factor Albania 3 vjen ekskluzivisht në këtë intervistë për teksteshqip.com. Duke na rrëfyer më shumë rreth natës finale dhe emocioneve në prapaskenë e fillojmë këtë intervistë si një nga më të veçanta të këtij viti...

Teksteshqip: Ergi, së fundmi keni përmbushur një ëndërr tuajën prej kohësh, fitoren e X Factor-it. Si ndiheni pas kësaj fitoreje?

Ergi: Ndihem shumë i lumtur, po e shijoj në maksimum gjithë këtë atmosferë të krijuar, të mbushur me urime të përzemërta e vlerësime.



TeksteShqip: Keni qenë konkurent i fortë që nga fillimi. Keni hyrë në X Factor me idenë për ta fituar domosdoshmërisht?

Ergi: Sigurisht, kjo besoj është dëshira e gjithë secilit në momentin që hyn në një garë.

TeksteShqip: Cilin nga konkurentët e X Factorit keni krijuar më shumë miqësi, dhe cili mendon se ka qenë kundërshtari më i fortë në finale?

Ergi: Thuajse me të gjithë kam pasur marrdhënie miqësore dhe vazhdoj ti kem.

TeksteShqip: Ju gjithashtu jeni edhe vëllai i një këngëtare të famshme, vëllai i Barbana Dinit. Sa ka qenë ajo një mbështetje e juaja në këtë rrugëtim të X Factor?

Ergi: Barbana më ka mbështetur gjithmonë dhe është shumë e përkushtuar ndaj meje.



TeksteShqip: Çfarë mendoni të bëni pas X Factor-it. Mendoni të realizoni ndonjë projekt të ri muzikor?

Ergi: Kam shumë plane që avash avash do i konkretizoj por jam i bindur që çdo gjë do vijë në momentin e duhur.

TeksteShqip: Momentalisht me çfarë po merreni. Po vazhdoni studimet apo po merreni me muzikë?

Ergi: Momentalisht i jam rikthyer shkollës pasi jam maturant.

TeksteShqip: Ju kemi parë që keni krijuar mjaft fansa. Si ndihesh kur ke kaq shumë njerëz që të mbështesin dhe të ndalojnë në rrugë?

Ergi: Ndihem jashtë mase i lumtur. Është diçka që e kam ëndërruar gjithmonë. Ata më japin forcë dhe besim që unë të mendoj të sjell gjëra sa më të bukura vetëm per ta.



TeksteShqip: Po nga jeta private? A është Ergi "single"?

Ergi: Nuk kam një lidhje serioze.

TeksteShqip: Gjatë verës fillon edhe Summer Tour i X Factor-it. A do të jeni i pranishëm në koncertet që do organizojnë ata?

Ergi: Sigurisht që do jem.

TeksteShqip: Ergi, faleminderit që gjete kohën për të qenë në intervistë. Ndonjë gjë për të shtuar në fund...

Ergi: Ju falenderoj për intervistën.
(Teksteshqip.Com)

Ergi: “E Doja Fitoren, Ndaj E Arrita!”