>
BIOSHQIP

Ergi Dini Nis Projekte Të Reja

04-04-2014
Ergi Dini tashmë një emër mjaftë i njohur në skenën muzikore, mbase çmimi i madh në “X Factor” atij i dha një shtytje të madhe për të vazhduar karrierën e tij muzikore të cilën e kishte nisur kohë më parë. Ergini që në fëmijëri ka shfaqur talentin për këngën, gjegjësisht ai gjithmonë ka qenë aktiv edhe nëpër aktivitete shkollore, mirëpo përgjatë pesë viteve ai kishte bërë një pauzë për t’u rikthyer tani në “X Faktor”, për të cilën çmim thotë se ia ka ndryshuar edhe jetën.

“Normalisht çmimi në “X Factor” më ndryshoi jetën. Ishte diçka që unë se prisja dhe më gëzoi jashtë mase. Ky çmimi më bëri t’i marrë gjërat më seriozisht dhe të jem komplet i fokusuar tek e ardhmja ime, edhe pse thënë të drejtën ishte diçka që nuk e prisja, sepse konkurrenca këtë vit në ‘X Factor’ ishte jashtë mase e fortë”, ka thënë ai.

Tani Ergi ka nisur punën në projekte të reja muzikore, të cilat shumë shpejt do t’i shpalos për adhuruesit e tij. Ndërkaq ai vazhdon studimet në Liceun Artistik në Tiranë dega kitare. “Kënga për mua është profesioni që e kam dashur edhe kur kam qenë fëmijë, kam filluar si solist në festivalet e mëdha për fëmijë dhe gjithnjë kam marrë çmime. Pata një pauzë afërsisht 5 vjet dhe tani jam rikthyer për të vazhduar karrierën time. Pres përkrahjen e publikut sikurse që e pata në “X Factor” shprehet në fund Ergi.
(Zëri)

Ergi Dini Nis Projekte Të Reja