>
BIOSHQIP

Ergi: “Do Sjell Diçka Shumë Ndryshe Për Tregun Shqiptar”

21-07-2014
Askush nuk e besoi që do jetë fituesi edhe pse ishte kandidati potencial me një vokal të mahnitshëm dhe me një paraqitje të jashtëzakonshme. Nxënësi i Tunës vjen në një rrëfim ndryshe mbi veten disa muaj pasi u shpall fitues i spektaklit. Cfarë të reja pritet nga Ergi dhe si ka qenë fëmijëria e tij, ai rrëfehet në një bisedë të realizuar për Express. Si fillon dhe mbaron një ditë e zakonshme për ju? Këtë periudhë i jam dedikuar 100& punës në studio për projekte të reja, pjesa që mbetet e kaloj me shoqërinë për relaks. Çfarë është familja për ju? Familja është gjithcka për mua, një krah i fortë për këtë rrugë që kam nisur.



Çfarë kujtoni nga fëmijëria? Fëmijëria ime është pak e vecantë nga të tjerët, ditët e mia që në atë moshë ishin të mbushura me muzikë, kujtoj festivalet ndërkombëtare për fëmijë ku jam vlerësuar me cmime të para, pjesën më të madhe të kohës ne e kalonim tek shtëpia e pionerit në Shkodër. Cili është hobi juaj? Hobi im është basketbolli, ish pjesëtarë i skuadreës së Vllaznisë dhe ping-pong-u ku jam vlerësuar me cmim të dytë në Shkodër. Projekti i fundit që do e lancosh? Jam në punë e sipër, një projekt shumë i vecantë, kësaj rradhe do vi me dicka shumë ndryshe për tregun shqiptar. Sa i kënaqur dhe sa i kushtueshëm ka qenë? Mendoj që është më mirë të dish se sa të kesh, por jam i lumtur që i kam të dyja.



Ka sponzor për estradën viteve të fundit? Ka humbur pak vlerësimi për muzikën e vërtetë, prandaj nuk ka sponzor. Nga fitojnë këngëtarët? Nëpër koncerte. Është i dashurar Ergi? Kjo gjithmonë do ngelet pjesë e jetës private e jo publike, (qesh). Po fanset të bëjnë probleme në rrjetet sociale apo në rrugë e koncerte kur të takojnë? Probleme jo, përherë më falin lumturi dhe frymëzim, janë arsyeja që unë punoj fortë për të sjellë dicka të bukur.



Po ka këngëtarë që deklarojnë se femrat në koncerte u kërkojnë edhe gjëra tjera përpos këngës, do e pranoje ti? Po tani kur të vjen e keqja hapi derën (qesh). Tek ne janë thyer shumë tabu, cfarë do të ishte tabu për Ergin? Nuk konsideroj asgjë tabu. Cila është agjenda juaj për këtë verë dhe cfarë projekte je duke pregaditur? Daljet e mia publike janë të limituara për shkak të zgjedhjes që unë kam bërë, ajo që pres është kënga e re dhe klipi që do të dali shumë shpejtë.
(Express)

Ergi: “Do Sjell Diçka Shumë Ndryshe Për Tregun Shqiptar”