>
BIOSHQIP
Biografia
Ergin Brahimi përfundoi shkollën fillore në Mitrovicë, si dhe shkollën e mesme muzikore, dhe më pas vazhdoi në Fakultetin e Arteve, Departamenti i Muzikës, Kanto. Për një vit ai shërbeu në korin e kishës katolike në Mitrovicë dhe ishte anëtar i korit të qytetit. Në vitin 2003, ai është punësuar në "Institutin e Filarmonisë dhe Operës në Kosovë". Ai mori pjesë në të gjitha projektet e realizuara nga ky Institut, duke kryer rolet kryesore dhe dytësore. Pas disa kohësh studion etnomuzikologjinë, ai fillon të ketë klasa të këndimit solo me pedagogët Merita Juniku.

Është e rëndësishme të përmendim bashkëpunimin e tij me artistë si:
- Frano Lufi (Bariton – Itali)
- Kastriot Tusha (Tenor - Shqiperi)
- Rumen Chterionov (Tenor – Bullgari)

Në vitin 2004, Ergin Brahimi merr pjesë në Show-Fest me këngën "Shpresoj".

Në Shtator 2004, Ergin Brahimi merr pjesë në Mikrofoni I Artë 2004 me këngën "More Than That".

Në Qershor 2005, Ergin Brahimi merr pjesë në PoliFest 2005 me këngën "Të Ndjej Tani".

Në Shtator 2006, Ergin Brahimi merr pjesë në Mikrofoni I Artë 2006 me këngën "Shpresoj".

Më datë 12 Prill 2009, Ergin Brahimi publikon videoklipin "Pasthirrmë".

Në Qershor 2009, Ergin Brahimi merr pjesë në Polifest 2009 me këngën "Mirazh".