>
BIOSHQIP

Erik Lloshi Vjen Me Projekte Të Reja...

30-07-2013
Erik Lloshi, këngëtari nga Tirana na vjen ekskluzivisht në këtë interviste me të rejat e fundit,ai poashtu është duke pregaditu albumin e tij të parë, së fundmi Erik publikoi videoklipin e tij më të ri në duet me reperin kosovar Fatal të titulluar "Vetëm kaq", një videoklip ky i punuar nga produksioni kosovar Imagine. Në vazhdim ai na flet më shumë rreth këtij projekti...

Teksteshqip: Erik, së fundmi keni publikuar videoklipin tuaj të ri "Vetëm kaq" në bashkpunim me reperin Fatal. Na flsni pak më shumë rreth këtij projekti?

Erik: Kam pak kohë që kam publikuar këngën time më të fundit me titullin "Vetëm kaq" me tekst të Endrit Mumajesit dhe muzikë të Flor Mumajesit të cilët i falenderoj shumë për k'të projekt shumë të bukur. Gjithashtu nuk do lija pa përmendur dhe reperin kosovar Fatal që është pjesë e kësaj kënge të cilin e falenderoj shumë. Unë me k'të këngë kam ardhur ndryshe nga herët e tjera dhe kjo gjë duket që publikut i ka pëlqyer sepse gjithmonë risitë janë gjëra të mira, por gjithmonë duhet të dish se çfarë të sjellësh për publikun dhe unë deri tani i kam sërvirur publikut dhe fansave te mi produksione të mira(qesh).



Teksteshqip: Kënga është punuar nga produksioni "Threedots", përse vendosët që videoklipin e kësaj kënge ta xhironi në Kosove? Dhe pse zgjodhë IMAGINE?

Erik: Normal që të gjitha produksionet e mija punohen vetëm në "threedots" sepse unë jam pjesë e kësaj kompanie dhe ndihem shumë mirë, përsa i përket klipit ne gjithmonë provojmë të punojmë me kompani të ndryshme të klipeve për të marrë më të mirën e tyre. Dhe bashkèpunimi me IMAGINE është shumë i mirë dhe i falenderojë për k'të gjë.

Teksteshqip: Ju tash e një kohë jeni pjesë e produksionit "Threedots", sa jeni i kënaqur me suksesin që keni marrë nga ky produksion?

Erik: Siç e permenda dhe pak më parë ndihem shumë mirë dhe shumë i vlerësuar që produksionet e mija mbajnë firmën threedots.

Teksteshqip: Sa je i angazhuar gjatë kësaj stine nëpër koncerte?

Erik: Jashtzakonisht shumë i angazhuar(qesh).

Teksteshqip: A ke vendosur ende se ku do ti kalosh pushimet verore?

Erik: Në bazë të punëve që kam është pak e veshtirë po kam përshtypjen se do ta gjejë pak kohë dhe për pushime dhe do ti kalojë jashtë Shqipërisë.

Teksteshqip: Erik,ju poashtu nëpër koncerte shoqëroheni edhe nga bendi juaj "Erik & Bend", sa ju ndimon kjo që nëpër koncerte të keni mundësinë të jepni gjithçka "live"?

Erik: ERIK & BAND luajnë gjithmonë live nëpër koncerte dhe normal që banda më favorizon shumë dhe është një mbështetje shumë e madhe për mua, tani jemi bërë si një trup i vetëm(qesh).

Teksteshqip: Çfarë po pregaditë Eriku, jeni duke punuar me ndonje këngë të re, ndonjë album apo po pregaditeni të merrni pjesë në ndonjë festival?

Erik: Patjeter që po, unë gjithmonë punoj në menyrë që publikut ti jap gjëra sa më të mira dhe shumë shpejtë do dal dhe albumi im i parë.

Teksteshqip: Erik, ju jeni jeni edhe në një lidhje dashurie. Sa ju pengojnë angazhimet e juaja profesionale që të jeni më larg njëri-tjetrit?

Erik: Çdo gjë ka vendin e vetë dhe nuk kanë arsye pse të pengojnë njëra-tjetrën.



Teksteshqip: Erik ne të falenderojmë qe gjete kohë të ndash me fansat dhe teksteshqip për projektet e tua dhe të rejat më të fundit.Për fund dëshiron të shtosh diçka, çfarë do tu thuash fansave edhe publikut?

Erik: Patjeter që po, si fillim ju uroj të gjitheve dhe stafit tuaj të kenë shëndet, të kalojnë pushime të mbara dhe një jetë sa më të qetë dhe të bukur dhe gjëja tjetër që ju them fansave të mi dhe publikut që unë do të jap maksimumin tim që muzika që unë bëj të jetë sa më e bukur dhe sa më e mirë. Mos harroni që jeni mbështetje shumë e madhe për mua dhe ju dua shumë!
(Teksteshqip)

Erik Lloshi Vjen Me Projekte Të Reja...