>
BIOSHQIP
Biografia
Kaçurrelat e Erinës vallëzojnë teksa vrapon për në vendin ku kemi lënë takimin. Buzëqesh teksa të kap për krahu e të thotë që është shumë e lumtur që e prite, megjithëse u vonua. Vazhdon të flasë teksa të drejton për tek bari ku do të zhvillohet biseda e përbashkët. Së pari të pyet si je e më tej rrëfen gjërat e saj në një bisedë që kalon në qeshje e buzëqeshje pa fund, pavarësisht seriozitetit të çështjeve.

Erina Çoku është e njohur gjerësisht në rrethin e poezisë. Rrjetet sociale i përdorin hera-herës poezitë e saj ku gjuha shqipe shpreh gjithë gjerësinë, lartësinë dhe thellësinë e vet. Në tetor të këtij viti mori pjesë në festivalin ndërkombëtar të poezisë ku poetë nga e gjithë bota u shprehën se duhej krijuar edhe çmimi i Miqësisë (vetëm për Erinën).

Nënë e dedikuar e dy djemve që ndjekin liceun për violençel, Erina të rrëfen me plot pasion pyetjet pa fund të tyre dhe mënyrën se si “lulet marrin frymë” e shumë biseda të tjera të dy poezive të saj.