Erinda Medolli Poezi
Erinda Medolli

Tema: Poezi Dashurie


Unë Jam Hëna, Ti Dielli

Hëna femërore vjen duke u pakësuar
Dhe duket sikur hyn në ferr,
Por dita-ditës plotësohet
Dritën vetëm nga Dielli e merr!

Të dy bashkë kanë qenë gjithmonë
Mbase për t’u lidhur çift u krijuan,
Askush nuk zë vendin e njëri-tjetrit
Duken si dy të dashuruar!

Ashtu si një diell je ti për mua
Marr dritë dhe energji,
Pa ty asnjëherë s’do të ndriçoja.
Pa ty as ditë-nata s’do kish kuptim!

- Poezi nga Erinda Medolli



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0