>
BIOSHQIP

Artisti I Ri Erion Ajro Sjell Videon E Parë

09-11-2013
Kënga më e dëgjuar për fëmijë e cila gjatë prezantimin në radio dhe televizione kur kishte programme për fëmijë fitonte vendin e parë tashmë ka ardhur me një video të bukur. Është fjala për këngën “Nëna ime”, kënduar mjaft ëmbël nga këngëtari i ri Erion Ajro, tashmë të gjithë fëmijët dhe jo vetëm do të kenë mundësi ta shohin edhe me anë të videoklipit realizuar nga “Amol Studio”. Kënga që ka një tekst shumë të bukur të dashurisë të madhe mes djalit dhe nënës, falë tashmë edhe videos ka nisur të dëgjohet edhe më shumë, ndërsa djaloshi simpatik Erioni ka dashur që në video të aktrojë edhe nëna e tij për të dalë sa më origjinale idea. Erioni është duke u përgaditur të sjellë dy këngë të reja dhe shumë ritmike së shpejti.
(Maksim Gjokaj/teksteshqip.com)

Artisti I Ri Erion Ajro Sjell Videon E Parë