>
BIOSHQIP

Erioni, Artisti I Vogël Mes Të Mëdhenjve

23-11-2013
Quhet Erion Ajro dhe është një nga fëmijët këngëtar më të kërkuar në Kosovë dhe jo vetëm, madje edhe shtëpitë muzikore atë e duan shumë dhe mezi presin ti realizojnë atij një këngë, ne mësojmë se Roni sic e njohin artistin e vogël me këtë emër, është shumë i kërkuar edhe në programet festive dhe nga produksionet e ndryshme, ku janë emrat më të mëdhenj të muzikës do të jetë ai, sic po e shihni në këtë kolaxh me foto.

Një ditë ai mund të zëvendësojë Sabri Fejzullahun, Shkëlzen Jetishin, Ermal Fejzullahun, Medën apo edhe Sinan Hoxhën, pasi ka shumë talent dhe këndon bukur. Ai ka qenë i ftuar si VIP në xhirimet festive të produksionit “Emra Com” ku ka kënduar dy këngët e tij më të reja “Fëmijët e botës” dhe “Si hana e bukur”.
(Maksim Gjokaj/teksteshqip.com)

Erioni, Artisti I Vogël Mes Të Mëdhenjve