>
BIOSHQIP
Biografia
Ky është personazhi ynë i cili quhet Erion Ajro i lindue me 26.11.2002 dhe është nga Prishtina.

Djaloshi e don shumë muzikën dhe ka një zë të ëmbël dhe sa herë ai është në konkurim në programet për fëmijë në RTV 21, të gjithë e votojnë dhe shpallet si këngëtari më i mirë.

Kënga e tij me titull 'Nëna' realizuar nga Rraman Fetahu është kthyer tashmë një hit për të gjithë fëmijët dhe jo vetëm, ai ndodhet si një artist i madh edhe në kolazhin që realizoi kompania "Emra Com" për hyrjen e vitit të ri 2013, ku aty ndodhen shumë artistë më "in' shqiptar.

Kur ne e pyesim se cila është muzika që ai pëlqen më së shumti, na tregon se adhuron muzikën 'Pop', RnB dhe atë popullore, ndërsa ai që sot duket se një ditë do të bëhet një artist shumë i madh dhe një këngëtar që do ta dëgjojnë të gjithë edhe kur të rritet.


Sot një talent shumë i dëgjuar për këtë moshë që ka, imagjinoni nesër kur të jetë më i madh, prandaj këngëtarë të dashur të estrdaës shqiptare bëhuni gati se po vjen një konkurent i fortë me emrin Erion Ajro.

Ai ka qenë i ftuar si VIP në xhirimet festive të produksionit “Emra Com” ku ka kënduar dy këngët e tij më të reja “Fëmijët e botës” dhe “Si hana e bukur”.

Më datë 7 Nëntor 2013, Erion Ajro publikoi videoklipin "Nëna Ime", xhirimet e te cilit jane realizuar nga A-mol Studio.

Më datë 15 Tetor 2014, Erion Ajro publikon videoklipin "Garat". Me këtë këngë, Erion Ajro morri pjesë në Kosova Fest Kids 2014 në vitin 2014 ku u shpall fitues.

Tani sipas disa lajmeve Erioni ka filluar edhe me aktrim ku sikur me muzik edhe aty premton shume.!