>
BIOSHQIP
Biografia
Erma është një vajzë me ambicie, e cila nuk dorëzohet shpejt. Komentet e njerëzve qofshin ato pozitive ose negative nuk kanë bërë asgjë tjetër vecse kanë formuar shkallët drejt suksesit dhe kurajon për të ecur para. Erma i bie kitarës dhe ka pasion të shkruajë dhe të kërcejë. Ëndrra e saj më e madhe është të bëhet këngëtare e famshme botërore. Ajo është shumë e dedikuar dhe e vendosur në atë që do. Erma Mici ka filluar të merret me muzikë që në moshën 9 vjeçare por profesionalisht në moshën 13 vjeçare duke u angazhuar në aktivitete të shkollës si dhe The Voice Kids. Fituese në Tirana Art Fest e çmimit të vokalit më të mirë femëror duke përfaqësuar gjimnazin New York. Menjëherë mori nië propozim nga Bulza për të publikuar një këngë për Bulza JUTH Festival.

Në vitin 2018, Erma Mici merr pjesë në Voice Kids Albania.

Më datë 27 Korrik 2020, Erma publikon videoklipin "Losing Game". Muzika e këngës u punua nga Erma Mici. “Losing Game” është debutimi i saj muzikor, i cili ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut shqiptar, kjo për shkak të stilit tepër të ngjashëm me Amy Winehouse, për të cilën është shprehur se është frymëzimi i saj në muzikë.

Në Dhjetor 2022, Erma Mici merr pjesë në Festivalin e 61-të në RTSH me këngën "Kozmosi I Dashurise".

Më datë 20 Prill 2023, Erma Mici publikon videoklipin "Heartbreak Hotel". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga vetë Erma Mici.