>
BIOSHQIP

Këtë Verë Rikthehen Me Këngë Të Re Ermali, Ledri Dhe Lumi

23-04-2016
Ermal Fejzullahu ka thënë se bashkëpunimet me Ledri Vulën dhe Lumi B janë fantastike.

Këngëtari, i cili është i njohur për bashkëpunimet e shumta, realizoi me reperët dy hitet, “Tavolina” dhe“Shko”, ndërsa me këtë të fundit fituan në “Top Fest”.



“Bashkëpunimi me Genën ka qenë shumë i mirë, bashkëpunimi me Ledrin edhe Lumin, kanë qenë dy bashkëpunime fantastike edhe çka është më e mira ka qenë se edhe bashkëpunimi i dytë është pritur shumë mirë, duke pasur parasysh se këto bashkëpunimet që kanë sukses në herë të dytë çalojnë”, ka thënë ai.



“Mirëpo, te ne ka ndodhur e kundërta, duke pasur parasysh se kemi punuar edhe me paramendim që të mos e kopjojmë veten nga suksesi i parë, kënga ‘Tavolina’. Kënga ‘Shko’ ka qenë krejt diçka tjetër”, ka shtuar këngëtari.

Ermali njëherësh ka njoftuar se gjatë verës do të vijë me një këngë të re, e cila është duke u përgatitur nga Bing Bang.
(Kosovapress)

Këtë Verë Rikthehen Me Këngë Të Re Ermali, Ledri Dhe Lumi