>
BIOSHQIP

Ermal Fejzullahu Akuzohet Nga Rock City Për Këngën Me Genën

06-09-2012
Tashmë është shndërruar në hit kënga "Ajo" e cila është duet i këngëtarëve të mirënjohur, Ermal Fejzullahut dhe Genës, por në fakt kënga e cila thuhet se është punuar nga Florent Boshnjaku, ka një autor tjetër.
Kompania Rock City ka dërguar një komunikatë në redaksinë tonë, ku thuhet se Dj Nardi është ai që e ka punuar këngën "Ajo". Besohet se Dj Nardi e ka përfunduar vijën meldoike të këngës ashtu sikurse 'beatin', ndërsa më pas këngëtarët shfrytëzuan po këtë vijë melodike dhe 'beat' pa të drejtë.

"Ermali ka bërë marrëveshje me Dj Nardin (Rock City), që ta bëjë këtë këngë, ndërsa ai të publikojë se këtë këngë e ka realizuar Rock City. Ermali e ka marrë 'beatin' e përfunduar me vijë melodike si duhet të këndohet dhe kanë shkuar me Genën te Florent Boshnjaku për ta regjistruar".

"Ata ia kanë ndryshuar vetëm refrenin dhe ia kanë shtuar vetëm një melodi me gitarë. Kur e kanë përfunduar këngën, e publikuan dhe videoklipin ndërsa në asnjë vend nuk figuron dhe as nëpër intervista nuk është përmendur se kënga është e punuar nga Rock City. Kështu, për publikun meritat e kësaj kënge i takojnë Florent Boshnjakut, punë që nuk është e drejtë", shkruan në komunikatën e Rock Cityt.

Kënga "Ajo" tashmë ka rreth dy milionë klikime në YouTube dhe akuzat për të drejtën autoriale në këtë moment për Genën dhe Ermalin vijnë pas një vere jashtëzakonisht të suksesshme.
(Telegrafi)

Ermal Fejzullahu Akuzohet Nga Rock City Për Këngën Me Genën