>
BIOSHQIP

Ermal Fejzullahu: Jam Duke Punuar Shumë Artistikisht

17-10-2013
Po pret me padurim që gjatë kësaj jave të ribëhet baba. Dhe karshi dëshirës së madhe por edhe ‘tensionit’ që Ermal Fejzullahu po jeton deri në ardhjen në jetë të anëtares më të re të familjes, ai njëkohësisht po punon shumë edhe rreth mbrëmjeve muzikore e krijimeve të reja artistike. “Jam duke punuar shumë artistikisht.

Përveç mbrëmjeve të shumta muzikore nëpër Kosovë e diasporë, jam i angazhuar shumë edhe rreth realizimit të pesë këngëve të reja”, kështu ka theksuar fillimisht këngëtari për Tribuna, ndërsa ka bërë me dije se këngët në fjalë i përkasin pesë zhanreve të ndryshme muzikore.

Ka zgjedhur të punojë me mjeshtër të këngës, nga të gjitha trevat shqiptare. Ndërsa përveç dy baladave ai do të sjellë në treg edhe një këngë me më shumë ritëm. “Këngët i përkasin pesë zhanreve të ndryshme. Njëra prej këngëve është dëgjuar gjatë verës në ‘ por të cilës atë kohë nuk ia pata realizuar videoklipin.

Dhe këtë videoklip tashmë e kam përfunduar. Besoj që në fillim të javës së ardhme të lansohet nëpër televizionet tona. Gjithashtu kam punuar edhe katër këngë tjera të cilat do t’i lansoj deri në fundvit.


Ermal Fejzullahu: Jam Duke Punuar Shumë Artistikisht