>
BIOSHQIP

Ermal Fejzullahu Pagëzon Fëmijën E Tretë Me Emrin Era

16-11-2013
Arti dhe Buna, dy fëmijët e parë të këngëtarit Ermal Fejzullahu, tashmë janë bërë edhe me një motër të vogël, që e kanë quajtur Era. Kështu, këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu vetëm pak ditë më parë është bërë baba për herë të tretë, ndërsa për emrin gazetës sonë i rrëfen nëna e Ermalit, Nera, e cila është më e lumtura për ardhjen në jetë të Erës, madje foton e saj të parë të sapolindur ajo e kishte postuar edhe në faqen e saj në Facebook. Ndërsa ditët në pritje që artisti shumë i kërkuar është bërë sërish baba, ka qenë duke pritur gjithashtu videoklipin e këngës më të re, e cila po pëlqehet mjaft, me titull “Po ta fali zemrën”. Ne mësojmë se Ermali, kur ka kohë të lirë, qëndron shumë me bashkëshorten Arianën dhe me fëmijët, tashmë më shumë përgjegjës sepse i janë bërë tre, ndërsa për një xhiro nëpër Prishtinë me makinë e sheh shpesh me djalin e madh, Artin.
(Panorama)

Ermal Fejzullahu Pagëzon Fëmijën E Tretë Me Emrin Era