>
BIOSHQIP

3 Fansat Më Specialë Të Ermal Fejzullahut

15-05-2014
Një mëngjes lozonjar në familjen Fejzullahu. "Mirëmëngjesi! Unë me ‘evladat’ e mi ma të mirë në botë", shkruan Ermal Fejzullahu në llogarinë e tij në rrjetin social “Instagram”, duke dëshmuar se sa prindër i përkushtuar është ndaj fëmijëve të tij.

Me siguri që edhe për Artin, Bunën dhe Erën, këngëtari27-vjeçar pa dyshim që duhet të jetë babai më i mirë në botë, i cili përveç karrierës së suksesshme në muzikë, ka krijuar edhe një familje vërtetë shumë të bukur. Kujtojmë se djali i këngëtarit të mirënjohur kosovar, Sabri Fejzullahu, Ermali, ka lidhur kurorë në vitin 2008 me bukuroshen drenicake Arianën, pas një romance disa vjeçare dhe aktualisht kanë tre fëmijë.

Ndryshe sa i përket angazhimeve rreth karrierës duket se Ermali do të vijë me një këngë të re të cilën është duke e punuar në ‘Elephant Music’, studion e menaxhuar nga Blero e Florent Boshnjaku. Kështu të paktën të asocion një foto që e ka publikuar vetë këngëtari Muharremi në faqen e tij zyrtare në Twitter.
(Express)

3 Fansat Më Specialë Të Ermal Fejzullahut