Dërgo Një Tekst
  Dërgo Një Poezi
A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
  • 16-05-2014
    Këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu, në një bisedë për gazetën Tribuna ka treguar se është duke punuar në dy këngë të cilat do të vijnë në bashkëpunim. Ndër të tjera ai ka shpalosur edhe angazhimet e tij për këtë sezon, ndërsa ka theksuar se ka në plan edhe një bashkëpunim me Sabri Fejzullahun... https://www.teksteshqip.com/img_upz/artpic_full/28138 Ka postuar një foto në studion muzikore ‘Elephant’ me mbishkrim që këtu punohet. E kjo menjëherë zgjoi kureshtjen se mos ndoshta Ermal Fejzullahu po punon ndonj...

  • 15-05-2014
    Një mëngjes lozonjar në familjen Fejzullahu. Mirëmëngjesi! Unë me ‘evladat’ e mi ma të mirë në botë, shkruan Ermal Fejzullahu në llogarinë e tij në rrjetin social “Instagram”, duke dëshmuar se sa prindër i përkushtuar është ndaj fëmijëve të tij. Me siguri që edhe për Artin, Bunën dhe Erën, këngëtari27-vjeçar pa dyshim që duhet të jetë babai më i mirë në botë, i cili përveç karrierës së suksesshme në muzikë, ka krijuar edhe një familje vërtetë shumë të bukur. Kujtojmë se djali i këngëtarit të mirënjohur kosovar, Sabri Fejzullahu, ...

  • 28-02-2014
    Ermal Fejzullahu po vazhdon me sukseset e tij edhe gjatë kësaj periudhe. Këngëtari bënë të ditur se së shpejti do t’i sjellë dy këngë të reja, ku njëra prej tyre do të jetë duet me babanë e tij, Sabri Fejzullahun. Kënga solo që mbanë titullin “Dashurova me gjithë zemër” do të plasohet bashkë me videoklip. Sipas tij kënga trajton një temë dashurie, për të cilën shpreson se do të pëlqehet në publik. “Që nga muaji janar kemi nisur punën për realizimin e dy këngëve të reja. Kënga ‘Dashurova me gjithë zemër’ është e përgatitur nga Virus...

  • 19-01-2014
    Ndonëse nuk ka shumë kohë që këngëtari Ermal Fejzullahu ka lansuar në treg një këngë të re, ai ka bërë të ditur për gazetën Tribuna se është duke punuar që së shpejti të vijë edhe me dy projekte tjera, ndërsa ka shtuar se njëra nga këto do të jetë në bashkëpunim. Po shijon suksesin e këngës së fundit ‘Të fala ke nga unë’, e cila po pritet shumë mirë nga publiku. Por, kjo nuk po e lë këngëtarin prishtinas Ermal Fejzullahun që të rri duarkryq. Ai për gazetën Tribuna ka bërë të ditur se është duke punuar në dy këngë të reja, të cilat ...

  • 16-11-2013
    Arti dhe Buna, dy fëmijët e parë të këngëtarit Ermal Fejzullahu, tashmë janë bërë edhe me një motër të vogël, që e kanë quajtur Era. Kështu, këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu vetëm pak ditë më parë është bërë baba për herë të tretë, ndërsa për emrin gazetës sonë i rrëfen nëna e Ermalit, Nera, e cila është më e lumtura për ardhjen në jetë të Erës, madje foton e saj të parë të sapolindur ajo e kishte postuar edhe në faqen e saj në Facebook. Ndërsa ditët në pritje që artisti shumë i kërkuar është bërë sërish baba, ka qenë duke pritur g...

  • 17-10-2013
    Po pret me padurim që gjatë kësaj jave të ribëhet baba. Dhe karshi dëshirës së madhe por edhe ‘tensionit’ që Ermal Fejzullahu po jeton deri në ardhjen në jetë të anëtares më të re të familjes, ai njëkohësisht po punon shumë edhe rreth mbrëmjeve muzikore e krijimeve të reja artistike. “Jam duke punuar shumë artistikisht. Përveç mbrëmjeve të shumta muzikore nëpër Kosovë e diasporë, jam i angazhuar shumë edhe rreth realizimit të pesë këngëve të reja”, kështu ka theksuar fillimisht këngëtari për Tribuna, ndërsa ka bërë me dije se këngë...

  • 19-08-2013
    “Po ta fali zemrën ty’, është kënga e cila vetëm në audio të thjeshtë është hedhur në kanalin Youtube dhe po dëgjohet dhe klikohet me të madhe. Këngë kjo kënduar nga këngëtari më “in’ shqiptar Ermal Fejzullahu. Ne mësojmë se kjo këngë do të ketë së shpejti edhe një video të bukur e cila po mendohet të realizohet ashtu sic e meriton kjo këngë që në vetura në CD dhe në Radio është kthyer në një super hit. Teksti është shkruar nga Avni Qaili, ndërsa muzika është krijuar nga kolegët që e shoqërojnë Ermalin nëpër koncerte. Mësojmë gjithas...

  • 15-06-2013
    Edhe pse që një kohë të gjatë ka paralajmëruar projektet e reja, këngëtari Ermal Fejzullahu duket t’i ketë finalizuar ato. Ermali ka konfirmuar se i ka mbaruar dy këngë dhe se është duke punuar në albumin e tij të ri, duke lënë të hapur mundësinë për bashkëpunime me ndonjë këngëtar, pas pasur ndonjë gjë konkrete. “Jam i ngarkuar nëpër mbrëmje të shumta muzikore të cilat mbahen nëpër vende bregdetare e ku do të jem prezent për të kënduar në secilën prej tyre”, theksoi Ermali për Tribuna Shqiptare. Së fundmi Ermali u kthye fuqis...

  • 06-09-2012
    Tashmë është shndërruar në hit kënga Ajo e cila është duet i këngëtarëve të mirënjohur, Ermal Fejzullahut dhe Genës, por në fakt kënga e cila thuhet se është punuar nga Florent Boshnjaku, ka një autor tjetër. Kompania Rock City ka dërguar një komunikatë në redaksinë tonë, ku thuhet se Dj Nardi është ai që e ka punuar këngën Ajo. Besohet se Dj Nardi e ka përfunduar vijën meldoike të këngës ashtu sikurse 'beatin', ndërsa më pas këngëtarët shfrytëzuan po këtë vijë melodike dhe 'beat' pa të drejtë. Ermali ka bërë marrëveshje me...

  • 14-08-2012
    Vitin e kaluar dikush që ia kishte inatin këngëtarit Ermal Fejzullahu, kishte shkruar se ai dështoi në Durrës. Por ne ishim aty rastësisht për të parë se sa qindra persona gumëzhinin teksa hynin dhe dëgjonin në një nga ambientet më të mëdha në Durrës vetëm para 3 ditëve, artistin e shumë hiteve. Atë natë kishte edhe të tjerë këngëtarë nëpër vende të tjera, por pushuesit e ardhur nga katër anët shqiptare apo vende të huaja kishin zgjedhur për të kërcyer dhe dëgjuar zërin e Ermalit. Atë natë syri ynë ka parë pothuajse 2 mijë v...

  • 12-06-2012
    Dy nga këngëtarët më me zë të tregut shqiptar Gena dhe Ermal Fejzullahu kanë qenë të ftuar në programin 'Pro Shqip' në Top Kosova Radio, ku kanë treguar arsyen se pse shihen bashkë këto ditë më shumë se kurrë. Ata sapo ishin kthyer nga studio e Florent Boshnjakut ku kanë regjistruar një duet me tekst të Avni Qailit dhe që na kanë treguar që do të jetë një super hit i kësaj vere. Ndërsa, të pyetur se më kë do të donin të bashkëpunonin me ndonjë nga femrat e estradës, Gena për Kosovë ka thënë se do ti pëlqente me Dafina Zeqirin, e...

  • 14-03-2012
    Pasi është rritur është bërë sërish si fëmijë. Këngëtari Ermal Fejzullahu ka ndryshuar pamje së fundi, duke shtuar shumë kile në peshën e tij, ngjashëm si kur e nisi karrierën muzikore si fëmijë. Dietat dhe operacioni i paradokohshëm e kishin ndihmuar Ermalin të humbasë kilogramë që tani duket se janë kthyer. Vetë kënëgtari ka pranuar se ka shtuar diku 10 kilogramë, por shoqëria po i kërkon heqjen urgjente të tyre....

  • 26-01-2012
    Për një arsye paksa delikate, Ermal Fejzullahu ka refuzuar ftesën për të marrë pjesë në Dancing with the Stars Albania që nis në muajin mars në Vizion Plus. Edhe pse organizatorët e Dancing with the Stars Albania më kanë propozuar për të qenë pjesëmarrës në këtë show, unë do ta refuzoj këtë ftesë, sepse nuk di të vallëzoj, thjesht nuk kam talent për këtë fushë. Unë i falënderoj organizatorët por me keqardhje mund t'u them që nuk mund të marr pjesë në këtë show-ka thënë Ermali. Ky i fundit bahskë me Leonora Jakupi, kanë marr...

  • 25-01-2012
    Dy këngëtarët e njohur të estradës sonë Ermal Fejzullahu dhe Leonora Jakupi, kanë marrë iniciativën për ta realizuar një duet së bashku, që konstatohet të jetë një hit i radhës. Sipas Ermalit, kënga do të jetë me zhanre të gërshetuara mes stilit të tij dhe të Leonorës, secili prej tyre do të paraqitet në mënyrën e vet të interpretimit. Ai shpreson që kënga do të pëlqehet në publik. Kemi vendosur që së bashku me Leonorën të sjellim një këngë të veçantë në skenën muzikore. Nuk mund të jap shumë të dhëna për këngën, ngase preferojmë ...

  • 12-10-2008
    Këngëtari i njohur nga Kosova Ermal Fejzullahu është një tjetër personazh, që ka vendosur t'i thotë lamtumirë beqarisë. Kështu ai do të martohet javës tjetër me të fejuarën e tij 22 vjeçare Ariana, bëjnë të ditur burimet e Shqipmedia. Ka marrë përsipër të bëjë një dasmë të madhe jo në një ditë por në tre ditë me rradhë. Pikërisht në datat 19, 20 dhe 21 janë planifikuar të bëhen tre darka të mëdha, një me shoqërinë, një me familjen dhe një me personazhet VIP, miq të Ermalit, ku padyshim do të jenë të pranishëm edhe miq të tij nga Shqi...


Faqet:
<<
<
3

» Dërgo Një Lajm »




teksteshqip.com © 2007 - 2017