>
BIOSHQIP

Ermali & Ami Me Pushime Në Greqi

03-09-2015
Çifti i njohur Ermal Mamaqi & Amarda Toska së fundmi kanë bërë të ditur se ndodhen me pushime në Greqi.

Pas një vere mjaft të angazhuar, çifti mesa duket ka vendosur ti japë vetës pak pushim dhe si destinacion kanë zgjedhur ishullin Santorini për të pushuar.

Lajmin e kanë bërë të ditur vetë ata teksa kanë postuar në rrjetet e tyre një foto së bashku nga ky ishull.

Angazhimet e tyre këto muaj do të jenë po të njejtat, Ermali do të udhëheqë emisionin e tij "6 ditë pa Ermalin", e ndërsa Ami do të jetë prezantuse e Dancing with the Stars 6".
(B.A/Teksteshqip.Com)

Ermali & Ami Me Pushime Në Greqi