Ermali Do Marrë Pjesë Me Arte Marciale Në Kënga Magjike 2016
[08-12-2015]
Këngëtari Ermal Mamaqi ka marrë disa herë pjesë tek "Kënga Magjike" dhe është shpërblyer disa herë me çmime, por ngjarjet e ndodhura së fundmi në natën finale të "Kënga Magjike 2015" e kanë irrituar paksa atë.
Sherri i ndodhur mes Florit & Stines i la shije të hidhur gjithë festivalit. Ermali si për shaka ka publikuar në rrjetin e tij social në Instagram një foto me një shkrim shumë interesant ku na ka treguar se edhe ai dëshiron që vitin e ardhshëm të marrë pjesë në Këngën Magjike.
“Kam vendosur që të marr pjesë te Kënga Magjike vitin tjetër. Por më parë...
Sapo u rregjistrova në një kurs Karateje dhe po fus dokumentat për leje armësh”, ka shkruar ai duke na lënë të kuptojmë se tashmë vetëm grushtat shërbjen në festivale.
(
B.A/Teksteshqip.Com)
{{uname}}