>
BIOSHQIP

Ermali Kopjon Tv Show Nga Shba-Të, Kritikohet Nga Fansat

07-12-2014
Nuk janë vetëm këngëtarët shqiptarë ata që lënë nam duke kopjuar e vjedhur materialet e të tjerëve nga rajoni dhe bota, raporton Indeksonline.

Tani edhe autorët e emisioneve shqiptare po vjedhin nga A deri në ZH ato që ka kohë që janë pjesë e emisioneve të televizioneve të ndryshme të botës.

TV-të nga Shqipëria një kohë ishin bërë kopje e pastër e televizioneve nga Italia, më pas nga Franca, ndërsa tani Ermal Mamaqi ka shkuar deri në SHBA duke e kopjuar një nga emisionet më të shikuara në SHBA, “Late Night with Jimmy Fallon.”

Jimmy Fallon rregullisht bënë lojëra me të ftuarit e famshëm, një prej tyre duke qenë edhe një lojë me thyerjen e vezëve në kokë, raporton Indeksonline.
Ashtu siç e shini në videon më poshtë një prej lojërave të tilla, Fallon e ka bërë me aktorin e njohur, Tom Cruise.
(Indeksonline)

Ermali Kopjon Tv Show Nga Shba-Të, Kritikohet Nga Fansat