>
BIOSHQIP

Ermal Mamaqi Ia Feston Ditëlindjën Vajzës Së Dr. Florit

23-12-2014
Kaltrina, vajza e këngëtarit të ndjerë Dr. Flori ka mbushur sot 8 vite jetë. E ditëlindja e saj nuk ka kaluar pa u festuar edhe pse nuk ka shumë kohë që babai i saj ka ndërruar jetë. Ermal Mamaqi që ka qenë edhe shoku më i afërt i Dr. Florit është kujdesur që Kaltrina të festojë ditëlindjen e saj. Ai i ka dhuruar asaj një ëmblësirë e cila ishte dekoruar në atë formë që ishte përshtatur edhe pamjet e festave të fundvitit. Mamaqi ka postuar një fotografi në faqën e tij zyrtare në Facebook ku shihet se ishte së bashku me Kaltrinën. Ai kishte lënë edhe një shkrim ku ka thënë se në fytyrën e saj shihet buzëqeshjen e Dr. Florit. “Kaltrina, vajza e Dr.Florit sot ka ditëlindjen! U munduam që sadopak tja zbusim mungesën e babit. Ndërsa ne shihnim në çdo buzëqeshje të saj Florin...” ishte shkrimi i tij.
(Indeksonline)

Ermal Mamaqi Ia Feston Ditëlindjën Vajzës Së Dr. Florit