Ti me thua eja dalim
Diçka do gjejmë aty
Rrugëve këtij qyteti
Stolin tone te gjejme te dy
S’njohim rrugët, s’gjejmë dot pemët
Hutuar si zogjtë në prill
Dy të marrë që vrasim kohën
Rrugëve vetëm për një trill
Refreni
Duam stolin dhe dy gërma
Duam pemën me dy zogj
Një gërvishtje me dy zemra
Ky qytet nuk ma jep dot
Si dallëndyshe je hutuar
Që strehën tënde më nuk gjen
Qerpikët nuk kanë të ndaluar
Mbi sytë e zbrazur si ky liqen
Mbi sytë e zbrazur si ky liqen
….
Mbi sytë e zbrazur si ky liqen
Kot më pyet më tej
Kërkon arsye për gjithçka
Edhe stoli ynë dhe pema,
siç do gjë quhen “Para”
Janë zhdukur s’di se ku
Pas fasadash portokalli
Imitojnë vjeshtën e largët
Fyejnë vjeshtën që më dhe ti
Qyteti i kthyer në fjetore
Në asnjë ëndërr s’më del ti
Këtu të rriturit s’kujtojnë dot
Fëmijët s’kanë më fëmijëri.
Ç’të bëjmë për atë stol të vjetër?
T’ia kthejmë qytetit përsëri
S’dua fasadat dhe shiritat
Qyteti im, me duhesh ti!
Refreni
Duam stolin dhe dy gërma
Duam pemën me dy zogj
Një gërvishtje me dy zemra
Ky qytet nuk ma jep dot
Si dallëndyshe je hutuar
Që strehën tënde më nuk gjen
Qerpikët nuk kanë të ndaluar
Mbi sytë e zbrazur si ky liqen
Gërmat e zhdukura në stol
Gërvishtur në një natë me hënë
Më mbajnë të lidhur me qytetin
Siç lidhen buzët me një këngë
Eja bashkë të zgjojmë qytetin
Qe fle nen hekura si qeli
Ky qytet s’mund të jetë i lirë
Pa gjetur gërmat unë dhe ti
Ma kthe, ma kthe qytetin tim
Ma kthe, ma kthe qytetin tim
Ma kthe, ma kthe qytetin tim
Ma kthe, ma kthe qytetin tim
Ma kthe, ma kthe qytetin tim
Ma kthe, ma kthe qytetin tim
Ma kthe, ma kthe qytetin tim
Ma kthe, ma kthe qytetin tim
Ma kthe, ma kthe qytetin tim
Ma kthe, ma kthe qytetin tim
Ma kthe, ma kthe qytetin tim
Ma kthe, ma kthe qytetin tim
Ermal Mamaqi & Olsa - Më Kthe Qytetin! Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.
KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:
Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.
VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?
Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Më Kthe Qytetin!".
3. Video është e këngës "Më Kthe Qytetin!", por nuk këndohet nga Ermal Mamaqi & Olsa.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.