>
BIOSHQIP

Ermira Kola: Në Shqipëri Nuk Mund Të Jetohet Me Të Ardhurat Që Fiton Nga Kënga

22-10-2012
Kengetarja korcare, Ermira Kola, megjithese i ka munguar per nje periudhe skenave muzikore, nuk eshte terhequr nga pasioni i saj, qe eshte kenga, pasi eshte pikerisht profesioni i saj. Por, fatkeqesisht, me te ardhurat qe fiton nga kenga nuk mund te jetohet, thote ajo ne nje interviste te dhene per suplementin "Koha Tjeter" ne gazeten "Koha Jone". Nisur nga ky fakt, ajo tashme kengen e trajton si nje pasion te sajin, pasi ka filluar qe te merret me nje biznes te pavarur. Ne kete interviste, Ermira rrefen si ka nisur rrugen e kenges dhe sakrificat qe eshte dashur te beje, cilat jane projektet e saj muzikore dhe kur do ta shohim qe te ringjitet ne skene.

Sot jeni nje kengetare e njohur, por cfare kujtoni nga fillimet tuaja ne kenge?

Mbaj mend qe kam qene 5 vjec, kur kam nisur te kendoj. Si ne "skenen" e improvizuar, mbrapa tylit te shtepise dhe me goten e ujit ne vend te mikrofonit, ashtu dhe jashte shtepise, para pallatit. Ne improvizonim nje skene me carcafe ne rrugicat e Korces sime ku merrnin te gjithe femijet e lagjes stolat e tyre te vegjel dhe ku une kam marre dhe duartrokitjet e para, te cilat me kane dhene besim dhe force, per te ecur ne rrugen e gjate dhe te veshtire te artit.

Si eshte pritur nga fansat tuaj, klipi juaj i fundit, "Prane teje nje jete"?

Shume mire. Gjithmone marr komplimente dhe urime, edhe pse kam nje periudhe kohe qe nuk jam aktivizuar shume me kengen. Kjo me ben te ndihem shume mire, sepse shoh qe njerezit vazhdojme dhe me mbeshtesin.

Ju shfaqeni ne kete klip duke i rene pianos, keni studiuar per piano?

Po. Une kam studiuar ne shkolle muzike per 12 vjet dhe sigurisht ne programet tona ishte dhe lenda e pianos sekondare. Sigurisht kam qene nxenese shume e mire ne lendet muzikore, sidomos instrumenti i pianos ka qene shume i dashur per mua, pasi tere diten rrinim dhe studionim jo vetem programin qe na kish caktuar mesuesja, por edhe gjithe kenget qe donim te mendonim ne ato vite, duhet te shoqeroja veten pasi kenaqesha akoma dhe me shume. Dhe kur une kam konkurruar per ne shkollen e muzikes duhej te studioja me patjeter nje instrument, keshtu qe une zgjodha pianon instrumenti me i dashur per mua.

Jeni shkeputur per nje periudhe kohe te gjate nga ekrani pse?

Sigurisht, kam kuptuar qe ne Shqiperi nuk mund te jetosh me te ardhura te fituara nga kenga, keshtu qe kam marre vendim qe t'i perkushtohem nje biznesi te pavarur, shume te bukur dhe te persosur ne menyren e shperblimit. Me nje kompani serioze, sic eshte vetem gjermani dhe me te ardhura te sigurta ku paguhem, vetem nepermjet ekonomisteve gjermane. Eshte shume e suksesshme jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne 35 shtete te botes. Por, sigurisht, kenga eshte pasioni im dhe si te tille do ta trajtoj.

Cila eshte frika juaj me e madhe?

Kam frike nga vetmia, gje qe nuk e kam tani per tani dhe nuk dua ta kem asnjehere ne gjithe jeten time.

Si eshte nje dite juaja e zakonshme?

Punoj shume, por edhe kur nuk kam pune, mendja ime rend per te bere dicka per pune. Jam njeri shume aktiv. Dite te zakonshme nuk kam, pasi gjithmone punoj me plan dhe axhende.

Sa i perket lookut tuaj, ju kemi pare thuajse gjithmone me floket bionde te shkurter, a keni tentuar qe t'i ndryshoni ndonjehere?

Po, kam tentuar shume here, por sic duket ka zene vend ky lloj stili tek une, si ne gjatesi ashtu dhe me ngjyre, pasi mendoj se me shkon me ngjyren e lekures dhe formen e fytyres.

A do te kemi se shpejti ndonje klip tuajin apo ndonje kenge te re?

Shpresoj. Jam duke pergatitur nje kenge te re, te cilen mendoj qe deri ne fund te ketij viti ta plotesoj, ta hedh ne treg te shoqeruar edhe me nje videoklip.

Cila eshte sakrifica me e madhe qe keni bere ne jeten tuaj, qofte kjo per nje person apo per nje ceshtje?

Po, une mund te them se gjithmone ne jete ka sakrifica. Por puna e pernatshme ne muzike, live, deri ne oret e para te mengjesit, per mua ka qene sakrifica me e madhe ne jeten time.

Mendoni se sot eshte me e lehte qe te shfaqesh talentin?

Sigurisht eshte me e lehte. Sot ka kaq shume spektakle televizive ku mund ta fillosh karrieren tende, te jepet shansi. Megjithate, i afti dhe talenti gjithmone i ka dyert e hapura, pasi gjithmone ekrani i ka pranuar keto talente, te duhet vetem deshire dhe iniciative e mund te ecesh ne cfaredo rruge qe do te zgjedhesh. Sepse nganjehere i bejme vete gjerat me te veshtira sec jane, dhe kjo vjen, sepse jemi te mbushur me komplekse.

A keni degjuar gjera te paverteta per veten dhe si keni reaguar?

Jo, asnjehere, dhe me vjen shume mire qe jam larg ketyre diskutimeve… Me sa duket jam shume e dashur per fushen e gazetarise (qesh).

Ju levroni si muziken popullore ashtu edhe ate te lehte, ku e gjeni veten mes tyre?

Po nuk mund t'i ndaj apo t'i vecoj nga njera-tjetra, pasi tek te dyja ndihem shume mire dhe kane zene vend ne repertorin tim.

Cfare do t'ju risjelle ne skenat muzikore perseri?

Adrian Hila me lajmeroi para disa ditesh per pjesemarrjen time ne spektaklin kaq te bukur qe po organizon grupi promotor "100 Vjet Muzike". Une do te jem pjesemarrese ne javen e peste te tij. Sigurisht qe u ndjeva e privilegjuar per perzgjedhjen dhe besimin qe producentet kane tek une dhe e vleresoj shume ftesen qe me bene per te qene edhe une pjese e ketij spektakli kaq i suksesshem dhe aq shume i ndjekur nga te gjithe, por per me shume qe organizohet me rastin e 100-vjetorit te shpalljes se Pavaresise. Keshtu, simpatizantet e mi do te kene mundesi te me shohin se shpejti ne ekranin me te ndjekur, sic eshte "TV Klan".
(Yllka Selita Koha Jone)

Ermira Kola: Në Shqipëri Nuk Mund Të Jetohet Me Të Ardhurat Që Fiton Nga Kënga