Vajza E Bukuro

Vajze e bukuro
Me hiret e dua
Vajze e bukuro
Qenke bere grua

Qerpiket e gjate
Syte c'ti theksonin
Gropezat ne faqe
Buzeqeshjen mrekullonin

Shtati yt belholle
Floket zene gershet
Ngjyra e Kuqe ne faqe
Aman si sherbet


Fjala neper buze
Melodon e bukura
Sprish pune se cfare thua
E thone hiret e tua

Vajza e bukuro
Sirena e paqte
Sebep i nje beteje
Arsye e cdo egoje

Vajza e bukuro
Cdo rresht qe do shkruhej
Asgje s'mund t'i afrohet
Asaj cka mund te thuhej

- Poezi nga Ermira Tafciu



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0