>
LETERSISHQIP

Nentorin Tia Urosh

historia eshte si kopesht begatie
kur e prek e njeh e je pjese e saj
historia s'te sheh me dyshim
e mes emrash e datash s'te ngateron
kur ti veten e din se kush je?
i kujt je? E pse po ndrin?
atehere kur mes krismash u pergjake
e kur humbe e fitove
atehere kur te shkelen, te mohuan
vec aty gjete force
vec ajo per ty foli
historia eshte si nje peralle
me heronj e gjakatare
kush e thote e kush e tregon
nga kjo varet e verteta jone
historine e mori lumi
kur bashke me te u shfaq zullumi
kush e beri e kush e tha
dreqin qeni qe spo e ha
koken ktheje here pas here
bej cfare dush, por mos harro
sofren tande, token tane
mos harro kurre ngado qe te shkosh
Shqiperise Meme Nentorin t'ia urosh