TEKSTESHQIP

Erozioni
Jeta Është Avanturë
Lyrics

pse të jetoj?
kur e di se një ditë do vdes
pse të punoj?
kur asgjë s’do t’marr me vete
pse të lotoj?
kur syte i kam të tharë
pse të dashuroj?
kur çdo dashuri ka një fund…
dhe jeta kalon
e ne çdo ditë nga pak vdesim
treten kujtimet
vetëm gjurmët prapa mbesin
dhe më në fund u binda …

se jeta është avanturë
ti mos u frikso kurrë
hip mbi atë urë
dhe bërtit jeta është avanturë…

nuk e di
pse çdo gjë rrjedh e kalon si lumi
e ne gjithë të hutuar
por ne nuk zgjohemi nga gjumi
kalojn vitet
ne humbim kohë duke menduar
por kjo histori po merr fund
erdhi koha gjithçka për të ndryshuar
dhe jeta kalon
e ne çdo ditë ngapak vdesim
treten kujtimet
vetëm gjurmët prapa mbesin
dhe më në fund u binda…

se jeta është avanturë…