TEKSTESHQIP

Erozioni
Ti Je Gjallë
Lyrics

shkretëtirë pa njeri
flakë e tym në çdo shtëpi
më kujtohen ato ditë
kur ti u zhduke pa lamtumirë

tani t’pres, t’pres vetëm ty
t’përqafoj në fotografi
pranë dritares gjithëmonë rri , derën shikoj
shpresoj se do të kthehesh një ditë

a m’tregoni ju
o engjuj atje lartë
pse kjo jetë më tradhëtoi
dhe tani se kam pranë

çdo gjë për mua përfundoi
çdo gjë për mua është e kotë
sdi si t’jetoj pa ty
kur mendoj se ti sdo t’kthehesh në këtë botë

zgjohem natën e stë kam pranë
n’ëndërra t’shoh ti vetëm qanë
t’lutem ti mos qajë
përherë në zemër do t’mbajë