>
BIOSHQIP
Biografia
Ndjesia e pare per muziken ka filluar qe ne moshe fare te heret, rreth moshes 5 vjecare ne kopesht. Me pas Ertila Koka ka kenduar tek Zerat e Rinje tek Pallati i Pionjerve duke marr leksione muzike edhe pikture. Kontakti i pare me kameren dhe televizionin ka qene tek Ethet e se Premtes 3. Ka performuar rregullisht ne emisionin "Naten Vone" ne TVA. Performon Live qe ne moshen 17 vjecare ne vende si Sofra Ariut, J'adore, Amor, Calvados, 21st Century etj. Ertila performon live rregullisht tek Il Gusto dhe Kaon Brewhouse. Pergatitet per konkursin ne Liceun Artistik "Jordan Misja" me pedagogen e mirenjohur Zina Zdrava dhe me pas mbaron 4 vitet e studimit nen kujdesin e pedagoges Alma Strazimiri. Mbaron 4 vite me sukses dhepergatitet per konkursin e Akademise se Arteve me pedagogen Suzana Frasheri. Zëri dhe vitet përballë një publiku që do muzikën “live” e kanë bërë të shijoj suksesin në muzikë. Kjo është Ertila Koka, vajza e cila u diplomua për Kanto, por prej dhjetë vitesh këndon “live” nëpër skena dhe për një publik që dëshiron muzikën e vërtetë. Ajo ka luajtur rolin e Zerlinës tek opera “Don Zhuani”, këndon dhe në lokalet e natës muzikë të lehtë, duke treguar një shtrirje të fortë të reportorit të saj muzikor, si zëri më i ëmbël lirik dhe i “shartuar” me muzikën e lehtë që e luan paralelisht.

Në vitin 2005, Ertila Koka merr pjesë në Ethet E Së Premtes 3.

Në Prill 2006, Ertila Koka merr pjesë në Top Fest 3 me këngën "Mos Prit", me muzike dhe tekst te Edmond Mancakut. Nje vit me pas merr pjese tek Festivali i 45te te Kenges te Radio Televizionit Shqipetar ne bashkepunim me Voltan Prodanin. Po kete vit shfaqet perseri tek Top Fest edicioni i 4te me kengen "Sa do doja" me grupin e saj te rrokut Armagedon, me muzike te Voltan Prodanit dhe tekst te Jorgo Papingjit.

Në Maj 2008, Ertila Koka merr pjesë në Top Fest 5 me këngën "Nuk Mund Te Harroj", me tekst qe ka shkruar vete Ertila, muzika Kledi Bahiti dhe orkestrim te Fabian Asllani.

Në Akademin e Arteve, merr pjesë në shumë koncerte dhe në 27 Dhjetor 2010 merr pjesë në operën "Don Xhovani" me rolin e Zerlinës. Diplomohet me sukses më datë 8 Korrik 2011 nën kujdesin e pedagoges së shquar Emine Gjata.

Më datë 31 Gusht 2011, Ertila Koka publikon videoklipin "Feel The Beat", te kompozitorit Edlir Begollit dhe tekst te Dr. Florit, videoklip i xhiruar nga Alexander Prince ne Oher, Maqedoni me drejta ekskluzive transmetimi te SuperSonic TV. Kjo kenge eshte berer edhe remix ne Rumani nga Catalin Catana te (audiogate studio buchurest).

Më datë 26 Shtator 2012, Ertila Koka publikon videoklipin "Moreno". Me këtë këngë, Ertila Koka merr pjesë në Zhurma Show 2014 në vitin 2014.

Më datë 30 Nëntor 2012, Ertila Koka publikon videoklipin "Fluturo E Lire".

Më datë 12 Shtator 2013, Ertila Koka publikon videoklipin "Beb", në bashkëpunim me 2Ton. Muzika e këngës u punua nga 2Ton, teksti u shkrua nga Ertila Koka, 2Ton. Videoklipi u prodhua nga Max Production.

Më datë 4 Mars 2014, Ertila Koka publikon videoklipin "I Vetmi Qe Dua". Videoklipi u prodhua nga Max Production.

Në Prill 2014, Ertila Koka merr pjesë në Celësi Muzikor 8 me këngën "Sa Më Ke Munguar".

Më datë 27 Korrik 2014, Ertila Koka publikon videoklipin "Prap", në bashkëpunim me Tim. Muzika e këngës u punua nga Zzap And Chriss, teksti u shkrua nga Timi Novoberda (Tim), ndërsa për orkestrimin u kujdes Zzap And Chriss. Videoklipi u prodhua nga Max Production.

Më datë 26 Korrik 2015, Ertila Koka publikon videoklipin "Ajo Qe Ke". Muzika e këngës u punua nga Albi Budini, Ertila Koka, teksti u shkrua nga Rozana Radi. Videoklipi u prodhua nga Max Production.

Më datë 22 Korrik 2016, Ertila Koka publikon videoklipin "You Only", në bashkëpunim me Tony T.

Më datë 16 Korrik 2018, Ertila Koka publikon videoklipin "E Asaj".

Më datë 14 Dhjetor 2018, Ertila Koka & Fisnikët publikojnë videoklipin "Ne Të Dy". Teksti i këngës u shkrua nga Agim Gerguri.

Më datë 8 Nëntor 2019, Ertila & Adam Clay publikojnë videoklipin "She's The One".

Më datë 20 Gusht 2020, Ertila Koka publikon videoklipin "My Ride".

Më datë 9 Shkurt 2023, Ertila Koka publikon videoklipin "Ajo E Gzon". Muzika e këngës është shkruar nga vetë Ertila Koka. Videoklipi u prodhua nga kompania Cinematic Albania.

Më datë 1 Shtator 2023, Ertila Koka publikon videoklipin "Zemra Ime". Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.