>
BIOSHQIP
Biografia
Ethnically Pllugged, i formuar në vitin 2004, është një grup i përbërë nga disa prej muzikantëve shumë të njohur të Kosovës. Të gjithë anëtarët e grupit kanë përvojë mbi 20 vjeçare me gupe të ndryshme kosovare si TNT, Marigona etj. Muzika e ‘Ethnically Pllugged’ është e bazuar në përpunimin e muzikës tradicionale shqipe me instrumente të ndryshme dhe me anim nga Jazz/Fusion. Ata publikuan audio CD dhe DVD në vitin 2005. Deri më tani kanë pasur shumë performanca të suksesshme nëpër Kosovë. Bendin e përbëjnë, Luan Macula në kitarë, Ilir Tolaj në kitarë, Edon Ramadani në piano dhe Teoman Ukqa në bateri. Ethnically eshte grup instrumental i perbere nga:
Ilir Tolaj – Gitare
Luan Macula – Gitare
Agron Peni – Gitare
Edon Ramadani – Piano
Xhemil Xhini – Perkusione

Në vitin 2011, Ethnically Plugged publikojnë albumin "Pse Jo Shqip".

Më datë 4 Maj 2023, Avaxus, Dalool & Ethnically Plugged publikojnë videoklipin "Pasha Ne Club". Produksioni audio u realizua nga Lorenc Aliaj (Avaxus), Dj Dalool & Ethnically Plugged.
KATEGORI: