>
LETERSISHQIP

Zëri

Zeri!
Frenat e makines e nxorren Anen nga ajo dremitje ne oret e drekes ku ishte piku i vapes.Zbriti si e trullosur duke marre cantat nga bagazhi i makines ,ku zhurma qe u krijua i krijoi idene se dhe ai ndihej lodhur..
Filloi te ngjiste shkallet e bezdisur nga pesha me nje ankim te brendshem per indiferencen e banoreve ndaj ashensorit..Por e gjitha kjo u largua si nje re e zbarkuar rastesisht kur u gjend perpara apartamenti te saj...Celesat trokiten ne dere si kercitja e gishtave nga padurimi .Dukeshin se dhe ato e prisnin kete hapje..Vrullshem leshoi cantat ne pllakat qe shkelqenin duke i dhene nje fare freskie vaposjes se Anes..I shtyu tej sandalet me nje gisht dhe pse i kishte te rehatshme,duke veshur pantoflat hyri e lehtesuar ne tualet me nje ndjenje padurimi per te bere dush..Kur uji filloi t' i lagte floket duke krijuar currila qe i binin poshte nga qafa pershkuar gjoksin dhe zbritur reke poshte tek kembet e saj,kaloi ne perhumbje ..Perseri iu kujtua ai ze ardhur nga korda burrerore..Cudi bente me veten ,se si ishte fiksuar mbas ketij zeri..Ne aq pak impulse....Mbylli rubinetin dhe shpejt morri peshqirin sikur donte t'i shpetonte atij hutimi..Syte i ndeshen veshtrimin e saj ne pasqyre..Dhe pse ne cepat e tyre dalloheshin pak vijezimet ato se kishin humbur shkelqimin e ujerave te lumit rrethuar nga guralecet kafe qe e theksonin me shume ngjyren e tyre laramane..Me nje buzeqeshje te lehte pershkoi gjithe trupin e saj te paveshur dhe falenderoi vitet e saj qe i kishin kursyer korektesine e tyre..
Perseri iu kujtua zeri...-Nje alo nga ana tjeter e receptorit e kishte perfshire te teren ne ate mister qe qendronte pas tij.Prej disa ditesh tundohej nga deshira ta kishte afer ate ze ..Aq afer ,sa dhe ai te humbte ne peshperimen e tingujve te tij ...