>
BIOSHQIP

Etnon Dhe Sinan Vllasaliu Paralajmërojnë Projektin E Ri

13-06-2015
Edhe hip hop artistët e grupit Etnon duket se kanë planin e tyre për këtë verë dhe nuk është asgjë tjetër pos një super projekt me këngëtarin e njohur, Sinan Vllasaliun.

Ajo që pritet të jetë një prej këngëve më të bukura të kësaj vere, duket se do të na vijë nga Etnon dhe Sinan Vllasaliu.

Lajmin e ka konfirmuar Genc Prelvukaj në rrjetin social në Instagram, ku ai ka treguar se po vjen bashkëpunimi me Sinan Vllasaliun.

Kujtojmë se Sinan Vllasaliu është një prej krijuesve më të mëdhenj të hiteve në muzikën shqiptare, teksa më ndryshe nuk janë as Etnon që kanë këngë shumë të suksesshme.
(Indeksonline)

Etnon Dhe Sinan Vllasaliu Paralajmërojnë Projektin E Ri