>
BIOSHQIP

Etnon, Vetëm Përfitim Moral Në Koncertin Me Bleonën

16-09-2012
Këngëtari i grupit "Etno Engjujt", Genc Prelvukaj vjen këtë javë në suplementin "THASH&THEM", me një rrëfim për bashkëpunim e tij me këngëtaren shqiptare Bleona Qereti. Ai tregon paskuintat e koncerteve të saj më të fundit nëpër Shqipëri si dhe njohjen e hershme që ka patur me Qeretin. Prelvukaj ka bashkëpunuar me këngëtaren edhe për këngën e saj "Mandarin". Sa kohë keni që njiheni me Bleonën dhe si ka qenë bashkëpunimi me të deri tani, dime që keni dhe disa bashkëpunime në duete ? Janë bërë disa vite që nga kontakti im i parë me të. Kemi pasur gjithnjë komunikim të shëndoshë dhe mirëkuptim në çdo punë që e kemi nisur bashkë. Cila ka qenë oferta e cila ju ka joshur juve si grup për t'a ndihmuar atë në promovimin e këngëve të reja në anglisht ? Raportet e mira njerëzore si dhe dëshira për të bërë diçka të bukur janë dy faktorët që kanë ndikuar në prezencën tonë në koncertet në fjalë. Nga përvoja juaj në tregun muzikor, sa sukses mendoni se do të ketë Bleona në karrierën e saj ndërkombëtare? Unë uroj që të ketë sukses. Deri tani ka bashkëpunuar me emra të mëdhenj të industrisë muzikore në botë dhe shpresoj që energjia e shpenzuar të ketë një shpërblim të mirë në fund. Cili do të jetë përfitimi juaj nga ky tur koncertesh? Ka shumë gjëra që njeriu në jetë i bën duke përjashtuar interesin dhe duke e vënë në fillim dëshirën. Kemi fituar momente të bukura, kemi qenë edhe njëherë pranë publikut në një kohë të mirë etj . Ky ishte konkretisht qëllimi primar i pjesëmarrjes. Nga ana tjetër, ne kishim publikuar në korrik të këtij viti albumin e ri "7 chapters "si dhe përfunduam një tur në Kosovë dhe Maqedoni me mbi 40 koncerte. Shqipëria do të duhej të ishte e radhës dhe në këtë çast erdhi oferta nga Bleona duke plotësuar kështu edhe anën tjetër komerciale dhe të interesit . Cilat janë vendet në të cilat keni performuar së bashku ? Kemi performuar në Vlorë, Shkodër, Elbasan si në Prishtinë. Përshtypjet tuaja ndaj Bleonës si këngëtare dhe ndaj gjithë këngëtarëve tjera komerciale? Së pari termi "këngëtare komerciale" them se është totalisht i gabuar. Ky përkufizim nuk dëgjohet askund tjetër veçse tek ne. Sidoqoftë mendimi im për Bleonën është pozitiv pa dyshim. Për këngëtaret e tjera nuk e di çfarë të them sepse nuk i keni specifikuar me emra dhe nuk janë të gjitha në një thes. Tashmë që punoni si këshilltar pranë Ministrisë së Kulturës, ju vijnë kritika apo ankesa për të drejtat e autorit, duke qenë se ligji thuhet se është miratuar por në fakt sa gjen zbatim ? Unë kam qenë i angazhuar konkretisht me të drejtat e autorit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Republikën e Kosovës. Që nga ardhja e Ministrit Krasniqi, kohë kur edhe unë marr detyrën, kemi vënë në lëvizje për së mbari shumë gjëra në këtë sferë. Kemi bërë Ligjin për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta, rregulloret e nevojshme, fushata vetëdijësuese për respektimin e të drejtave të autorit dhe kundër piraterisë, kemi liçensuar dy shoqata për menaxhimin kolektiv të së drejtave të autorit, kemi hartuar strategjinë kundër piraterisë dhe subvencionuar konferenca e udhëtime profesionale jashtë vendit të njerëzve kompetentë të kësaj fushe. Me një fjalë mund të ju them lirisht që kritika për këtë sferë nuk ka pasur deri më tani veçse fjalë të mira. Kemi vënë në lëvizje diçka që në Kosovë kishte"ngecur" për mbi se 20 vjet ose që nuk kishte ekzistuar kurrë në formën e duhur. Keni probleme ju në këtë drejtim, cilat janë nismat e Ministrit Krasniqi duke e ditur që një kohë keni qenë kolegë edhe në fushën e muzikës ? Që nga dita e parë e detyrës e kemi bërë të qartë qëllimin për përmirësimin e kushteve punës së autorëve përmes ligjit që në atë kohë nuk ishte si duhet. Punojmë ende . Diçka që nuk ka lëvizur për shumë vjet ( ose kurrë ) nuk mund të aktivizohet me një buton. Megjithatë gjërat kanë filluar të ecin mbarë kohët e fundit. Sa e vështirë është të ballafaqohesh me problemet e të drejtës së autorit në tregun muzikor shqiptar ? Është fushë e komplikuar dhe me probleme të shumta, megjithatë në qoftë se ekziston vullneti për të rregulluar ndonjë gjë rrugët gjenden . Genc sa e vështirë është që të menaxhosh karrierën edhe në Ministri po edhe si reper këngëtar si dhe producent ? Vitin e kaluar kemi bërë lëvizje industriale dhe kemi themeluar 'Black Fish Entertainment' , një kompani me 7 sektorë të nevojshëm për industrinë e muzikës dhe më gjerë. Është konstruktuar në atë mënyrë që secili punonjës t'i ketë detyrat e veta dhe të jetë përgjegjës për secilën punë e sektor që e merr përsipër. 'Black Fish' funksionon edhe pa prezencën time të përditshme aty. Ky organizim më kursen kohë dhe nga ana tjetër më jep mundësi të fokusohem 100% dhe pa probleme në punët e Ministrisë . Po sa i përket jetës private ka ndonjë lëvizje të re, u bë kohe që jeni singël, asnjë femër nuk iu ka rrëmbyer zemrën ? Jo nuk ka asgjë të re andej. Ende jam me të njëjtin status.(qesh)
(SUADA DACI /Thash&Them)

Etnon, Vetëm Përfitim Moral Në Koncertin Me Bleonën