>
BIOSHQIP

Etnon, Së Shpejti Me Projekte Të Reja...

15-08-2013
Grupi Etnon vijnë kësaj rradhe ekskluzivisht në këtë intervistë për teksteshqip. Ata na rrëfejnë më shumë rreth videoklipit të tyre të fundit në duet me Kaltrina Selimin si dhe për projektet e tyre të reja. Në vazhdim Genc Prevlukaj në emër të grupit na rrëfen për të rejat më të fundit...

Teksteshqip: Etnon, së fundmi keni publikuar videoklipin tuaj më të ri "Pikë në jetë" në duet me Kaltrina Selimi. Na flsini pak më shumë rreth këtij projekti?

Etnon: Është projekt i menduar më herët dhe i realizuar së voni. E kemi biseduar shpesh me Kaltrinën mundësinë për të bërë diçka bashkë dhe e bëmë më në fund. Mendoj se krijuam diçka si duhet dhe publiku e priti shumë mirë.

Teksteshqip: Si lindi ideja për bashkpunim ?

Etnon: Idetë e bashkëpunimeve gjithnjë lindin spontanisht dhe pastaj realizimi është çështje kohe.

Teksteshqip: Sa jeni te kenaqur me suksesin e këngës deri më tani ?

Etnon: Kënga për mendimin tim ka ecur shumë mirë, realisht mbi atë që e prisnim. Shenjat e para janë që kjo këngë do të jetë e dëgjuar edhe në ditët që vijnë.

Teksteshqip: Etnon ju menaxhoni një kompani tuajën inçizuese "Black Fish Entertaintment". Na tregoni diça më shumë rreth kësaj kompanie ?

Etnon: "Black Fish Entertainment" është një shoqëri industriale e fokusuar kryesisht në audio-videoprodhim dhe më pas menaxhim dhe distributim të produkteve të krijuara. Është vazhdimësi e "Gramafon Entertainment" mirëpo e zgjeruar shumë më shumë.



Teksteshqip: Ka kohë që Etnon janë distancuar nga pjesmarrja nëpër festivale. A do të mund ti shohim Etnon sërish në ndonjë festival ?

Etnon: Apsolutisht jo. Sipas bindjës time, festivalet janë organizime që shkojnë në favor të një grupi të ngushtë të njerëzve. Janë degraduar aq shumë sa që as nuk e shqyrtojmë as si ide e lirë më të marrim pjesë.

Teksteshqip: Sa jeni të angazhuar gjatë kësaj stine nëpër koncerte ?

Etnon: Ka angazhime shumë. Nuk ndalen(qesh).

Teksteshqip: Po për pushimet verore keni vendosur se ku do ti kaloni ?

Etnon: Pas 1 jave do të shkojmë diku por nuk e kemi vendosur ende. Jemi në mëdyshje.



Teksteshqip: Cilat janë projektet e reja nga Etnon? Do të na vini me ndonjë këngë të re, ndonjë album apo videoklip të ri ?

Etnon: Album jo, megjithatë do të kthehemi sërish me këngë të reja. Në shtator eventualisht fillim i tetorit mund të vijnë publkikimet e radhës.

Teksteshqip: Etnon ne ju falenderojmë që gjetët kohë të ndani me fansat dhe teksteshqip për projektet e juaja dhe të rejat më të fundit. Për fund dëshironi të shtoni diçka, çfarë do tu thoni fansave edhe publikut ?

Etnon: Mendoj që thamë atë që ishte e dobishme për momentin.
(Teksteshqip)

Etnon, Së Shpejti Me Projekte Të Reja...