>
BIOSHQIP
Biografia
Qlirim Murseli, i njohur ndryshe me nofkën Ever-B, ka filluar të këndoj që nga mosha 7-8 vjeçare, por atëherë nuk kishte akoma asnjë këngë të miksuar. Në dhjetor të vitit 2012, bëri Freestylerin e parë dhe pas pak kohe vazhdoi me këngën "FILLIMI".

Pra, ky djalosh është më shumë se i talentuar, i jashtëzakonshëm. Vëmendjen Ever B e ka tërhequr edhe te një prej reperëve shqiptar. Reperi nga Peja, Gjiko, është shprehur se djaloshi ka talent të jashtëzakonshëm dhe se një ditë mund të bëhet prej më të mëdhenjve.

Skena e hip hopit shqiptar ka kaluar nëpër shumë periudha tranzicionale, me reperë që kaherë janë konsideruar prej më të mirëve në Evropë dhe më gjerë. Por këtë talent vetëm koha mund ta ndalë drejt suksesit.

Ever B ka aftësi të jashtëzakonshme. Aftësi këto për muzikë, më saktësisht, për hip hop dhe rep, muzikën që sipas shumë njohësve është sinonim i rrugës. Dhe nëse dikush e ka harruar se repi erdhi nga rruga, këtë nuk e harroi tinejxheri Ever B, i cili direkt nga rruga tregon aftësitë e tij.

Sidoqoftë, sipas Gjikos Ever B është shumë i ri dhe se ka kohë që të zhvillohet, e po ashtu nuk duhet që të jetë nën presionin e kohës, e të devijojë nga rruga e madhe për t’u bërë një prej top reperëve të së ardhmes.

Më datë 31 Gusht 2013, Ever-B publikon videoklipin "All Day All Night". Teksti u shkrua nga vetë Ever-B. Videoklipi u prodhua nga Fly Pictures.

Më datë 19 Gusht 2015, Ever B publikon videoklipin "Keep It Real".

Më datë 25 Tetor 2017, Ever-B publikon videoklipin "Metropol".

Më datë 14 Qershor 2018, Ever B publikon videoklipin "Ani Ani". Një ritëm dhe një stil i klipeve amerikane, gjë e cila e dallon në klipet tjera të cilat jemi mësuar ti shohim. Qlirim Murseli ka përshkruar në tekst rrugën e vështirë në të cilën ka ardhur deri këtu dhe ka ironizuar me të gjithë ata që nuk i besuan talentit të tij duke e titulluar këngën “Ani ani”. Kjo këngë është punuar nga Floriant Salihu, ndërsa për video klipin është përkujdesur Genti Azizi.

Më datë 16 Nëntor 2018, Ever B publikon videoklipin "Kapa Da I".

Më datë 1 Maj 2019, Ever B publikon videoklipin "Joker".

Më datë 31 Gusht 2019, Ever-B publikon videoklipin "Lambo".

Më datë 10 Nëntor 2019, Ever B publikon videoklipin "Kush Je Ti".

Më datë 20 Janar 2020, Ever B publikon videoklipin "Ghetto".

Më datë 22 Prill 2020, Ever B publikon videoklipin "Bandita".

Më datë 30 Qershor 2020, Ever B publikon videoklipin "New Champion". Teksti i këngës u shkrua nga Ever B. Videoklipi u prodhua nga Sekuencë, ndërsa produksioni audio u realizua nga RZON.

Më datë 1 Tetor 2020, Ever B publikon videoklipin "Rockstar". Videoklipi u prodhua nga Sekuencë, ndërsa produksioni audio u realizua nga RZON.

Më datë 23 Janar 2021, Ever B publikon videoklipin "Shok Me Hane". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Ever B.

Më datë 28 Mars 2021, Ever B publikon videoklipin "AMG". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Ever B. Produksioni audio u realizua nga RZON & Arlenn.

Më datë 23 Korrik 2021, Ever B publikon videoklipin "Ca Po Bon". Teksti i këngës u shkrua nga Ever B, ndërsa orkestrimi u punua nga Nurteel. Produksioni audio u realizua nga Nurteel.

Më datë 27 Nëntor 2021, Ever B publikon videoklipin "Jaudi". Teksti i këngës u shkrua nga Ever B. Videoklipi u prodhua nga Cinegr8, ndërsa produksioni audio u realizua nga Big Bang (Arbër Gjikolli).

Më datë 7 Korrik 2022, Ever B publikon videoklipin "Aroma". Teksti i këngës u shkrua nga vetë Ever B. Produksioni audio u realizua nga Big Deal Records.

Më datë 15 Nëntor 2022, Ever B publikon videoklipin "Pare Si Arab". Teksti i këngës u shkrua nga vetë Ever B. Produksioni audio u realizua nga Deard Sylejmani.

Më datë 22 Prill 2023, Ever B publikon videoklipin "Dubai". Teksti i këngës u shkrua nga vetë Ever B. Produksioni audio u realizua nga Deard Sylejmani.

Më datë 3 Korrik 2023, Ever B publikon videoklipin "Xhane". Teksti i këngës u shkrua nga vetë Ever B. Produksioni audio u realizua nga Deard Sylejmani.

Më datë 19 Gusht 2023, Ever B publikon videoklipin "Baby Ti M'ke Lodh". Teksti i këngës u shkrua nga vetë Ever B. Videoklipi u prodhua nga Dardan Visuals, ndërsa produksioni audio u realizua nga Nurteel.

Më datë 16 Dhjetor 2023, Ever B publikon videoklipin "Me Ty". Teksti i këngës u shkrua nga vetë Ever B. Videoklipi u prodhua nga kompania Dardan Visuals.

Më datë 16 Dhjetor 2023, Ever B publikon videoklipin "Zemër Zemër".

Më datë 23 Shkurt 2024, Ever B & RXS publikojnë videoklipin "Rebela". Teksti është shkruar në bashkëpunim nga Ever B & RXS, teksa për arranzhimin e këngës u kujdes Skizo. Videoklipi u prodhua nga Dardan Visuals, ndërsa produksioni audio u realizua nga Skizo.