>
BIOSHQIP

Evi Reçi: “Në Skenën Shqiptare Mungon Identiteti Artistik”

21-05-2014
​E lindur në Durrës, por asnjëherë nuk ka jetuar në Shqipëri. Kur ka pasur vetëm dy vjet ajo me prindërit udhëton drejt Greqisë duke jetuar një kohë në Athinë. Më vonë udhëton drejt Italisë për të mbaruar studimet në Firence.

Për momentin po bën një specializim atje dhe njëkohësisht punon. është fëmijë i vetëm i familjes dhe një nga emrat më premtues të skenës shqiptare. Do të rikthehet me një projekt të ri muzikorë ndërkohë ne kemi realizuar një intervistë më te për të zbuluar të rejat e Evit.



Evi u bë kohë që jeton në Firence, cfarë të frymëzon ai vend?

Jetoj që nga viti 2008 në Firence, një qytet që studioj dhe punoj njëkohësisht në radio. Një qytet që më jep frymëzimin tim artistik por edhe personal, më frymëzon për muzikën për artin dhe kulturën botërore.

Me cfarë meresh atje për momentin?

Jeta ime shpërndahet gjithësesi mes Tiranës dhe Firences, pa lënë aktivitetet muzikore në Shqipëri, ndërkohë bëj edhe koncerte live acoustic në Firence për një program internacional dhe të gjerë në repertorë.



Je zgjedhur imazh i disa shkollave të modës?

Në kohën e lirë merrem shumë me fotografinë ku stilistë të ndryshëm dhe shkolla mode më kanë zgjedhur si imazh për koleksionet e tyre.

Po në sferën e muzikës, cilat janë të rejat?

Në të njejtën kohë po pregadis një gjë shumë interesante, do rikthej një këngën time të vjetër e cila është mixuar nga një dj shqiptarë mjaft i talentuar që jeton në Toronto të Kanadasë. Xhirimet e videos kanë nisur, do ambientohet në Firence në vende të përzgjedhura dhe me rëndësi kulturore.

Skena muzikore është stërmbushur tashmë, cili është mesazhi që ndjek tek këngëtarët?

Në Shqipëri ka artistë dhe muzikë, duhet të shpalohet tradita, të merren elemente nga muzika jonë dhe të përdoren në muzikën moderne shqiptare. Por më vjen keq që shoh se nga ajo që vërtetë mungon është identiteti artistik nga disa njerëz që prodhojnë një këngë apo një video. është e trishtë por e vërtetë dhe këtë gjë nuk e them unë por është një fenomen i përhapur jo vetëm në vendin tonë por edhe në gjithë botën.

Profesionet tua ndërlidhen me njëra tjetrën, cilën do e kishe lënë për tjetrën?

Kam mbaruar për gazetari tani po bëj specializimin në komunikim, dhe kritikë arti. Kam dy profesione që lidhen bukur me njëra tjetrën, ndaj s'do më duhet asnjëherë të zgjedhë.
(Express)

Evi Reçi: “Në Skenën Shqiptare Mungon Identiteti Artistik”